Nënë Tereza, ikonë shqiptare e dashurisë së Zotit, në përvjetorin e lindjes
Nënë Tereza, ikonë shqiptare e dashurisë së Zotit, në përvjetorin e lindjes 04.09.2021 | 09:59
Për Nёnё Terezёn të varfërit nuk ishin vetëm miliona njerëzit, që kishin dhe kanë ende sot uri për bukë. Të varfërit ishin edhe miliona njerëz të përjashtuar, të braktisur, njerëz pa familje, që kanë etje për dashuri, dinjitet, paqe, drejtësi e shpresë. Ky qe mesazhi i vetëm i Shenjtës Nënë Terezë: t’u thoshte njerëzve, që vuajnë, se janë krijuar nga dora plot dashuri e Zotit, për të dashur e për t’u dashur.
 
Sot mё 26 gusht kujtojmё Shenjtën Nënë Terezë, Ganxhe Bojaxhiun, në përvjetorin e lindjes, ikonën shqiptare tё dashurisë së Zotit, kёtё  shërbëtore tё madhe të të varfërve, të Kishës, të shqiptarëve e të njerëzimit mbarë, që e shndërroi botën e mjerimit me shërbimin e pakursyer e me buzëqeshjen e saj, dhe e lusim të ndërmjetësojë pranë Zotit për paqen e njerëzimit mbarë dhe për popullin e saj shqiptar.
 
Shenjta Nënë Terezё, Ganxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, asokohe nën pushtimin Osman, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit, ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkutë të Indisë, u shpall e Lume në Vatikan nga Papa Shën Gjon Pali II më 19 tetor 2003, u shpall Shenjte në Vatikan nga Papa Françesku më 4 shtator 2016.
 
Nënë Tereza e përmblodhi jetëshkrimin e saj me këto fjalë: "Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".
 
E gjithë jeta dhe vepra e Shenjtës Nënë Terezës është një dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria ndaj madhështisë dhe dinjitetit të çdo njeriu, ndaj vlerësimit të gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, ndaj vlerës së pakrahasueshme të miqësisë personale e të thellë me Zotin Jezus, që lidhet e ushqehet përmes lutjes së vazhdueshme, meditimit të Fjalës së Zotit, adhurimit të të Shenjtueshmit Sakrament të Eukaristisë, të Jezu Krishtit të Kryqëzuar. Këtu Nënë Tereza gjente ushqimin e saj shpirtëror dhe fuqinë për të kundruar njeriun, posaçërisht të varfrin e të nëpërkëmburin, në dritën e dashurisë së Hyjit.
 
Jeta e saj është vërtetë dëshmi e dinjitetit dhe e privilegjit të shërbimit të përvuajtur ofruar skamnorëve. Për Nёnё Terezёn, të varfërit nuk ishin vetëm miliona njerëzit, që kishin dhe kanë ende sot uri për bukë. Të varfërit ishin edhe miliona të përjashtuarit, të braktisurit, njerëzit pa familje, që kanë etje për dashuri, dinjitet, paqe, drejtësi e shpresë; Ky ishte mesazhi i vetëm i Nënë Terezës: t’u thoshte njerëzve, që vuajnë, se janë krijuar nga dora plot dashuri e Zotit, për të dashur e për t’u dashur.
 
E sot, mënyra më e mirë për të kremtuar e uruar përvjetorin e Lindjes së Nënës sonë të dashur, Ganxhe Bojaxhiu, është të vazhdojmë ta ndjekim dhe imitojmë shembullin e saj, të jemi gjithkund mjete të dashurisë së Zotit për të afërmin e për çdo njeri. 
 
Ju propozojmë njё nga porositё e shumta tё Nënё Terezёs, një nga ato qё pati shqipëruar nё mikrofonat e Radio Vatikanit, ta dёgjojmё zёrin e Nёnёs sonё..e pastaj shqipёrimin nga Drita Haxhiraj..: 
 
 
/Radio Vatikani 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave