‘Ja pse nuk lind më një Udhëheqës, Strateg e Mbret i tillë si Gjergj Kastrioti’
‘Ja pse nuk lind më një Udhëheqës, Strateg e Mbret i tillë si Gjergj Kastrioti’ 10.09.2021 | 11:54
Shkruan Gjon Keka
 
Gjergj Kastrioti nuk vraponte pas posteve e titujve, por i dhanë të tjerët poste e tituj sipas meritës, pa ia kërkuar ato,
 
Ai e donte lirinë, përparimin dhe fuqizimin e Atdheut dhe Shtetit të tij,
 
Ai nuk vraponte pas pasurisë vetjake ,por donte ta bënte Atdheun e tij të pasur, të zhvilluar e të fuqishëm,
 
Ai vdiq si një Mbret i varfër,sepse tërë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim të atdheut respektivisht Arbërisë së tij.Ndërsa Mbretërit e Princat tjerë europian lanë pas pasuri ,ari e pallate të tyre,Gjergj Kastrioti nuk la pasuri,sepse e kishte vënë në shërbim të atdheut, prandaj ai la një shembull të pavdekshëm në historinë e qeverisjes dhe udhëheqjes së Shteteve apo Mbretërive,
 
Ai luftoi për liri ,për pavarësi ,për rikthimin e dinjitetit dhe bashkimit arbëror,
 
Ai ishte „njeri i virtytit“ sikur që thoshte edhe vetë dhe „jo i fatit“,
 
Ai sakrifikojë gjithçka për të mirën e përgjithshme të Atdheut,
 
Ai jetoi si një i shenjtë, dhe u bë Busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombi i tij,
 
Ai ishte komandant i papërsëritshëm,sepse edhe në Ushtrinë e tij dhe në Shtetin e tij kishte disciplin,moral dhe pastërti patriotike,
 
Ai e vendosi jetën e tij dhe të familjes së tij në rrezik,vetëm e vetëm që Atdheu i tij ta shohë dritën e lirisë, pavarësisë dhe përparimit,
 
Ai e donte Shtetin(Mbretërinë) e tij ,qytetarët e tij pa dallim i pasur apo i varfër, i vogël apo i madhë ,dhe pa dallim pozitave në shoqëri, sepse ai Atdheun e konsideronte si një Trup i përbashkët,
 
Ai u bë i dashur për qytetarët e tij ,sepse ia ktheu gëzimin e lirisë, pavarësisë dhe sa ishte gjallë e mbajti të bashkuar dhe e ruajti Arbërinë në themelet e saj dhe të paraardhësve,
 
Ai hyri përjetësisht në zemrat e arbërorëve dhe nuk doli më kurrë ,por vetëm sa u bë edhe më i gjallë deri në ditët tona./KultPlus.com
 
 
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,