“Rugova është heroi im”/ Ish ambasadori tregon se çka mendonte senatori Bob Dole për Presidentin Rugova
“Rugova është heroi im”/ Ish ambasadori tregon se çka mendonte senatori Bob Dole për Presidentin Rugova 05.12.2021 | 22:32
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka reaguar pas vdekjes së sentaorit amerikan, Bob Dole i cili luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
 
Hamiti tha se Dole ka qenë përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe mik i ngushtë i presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugovës.
 
Tutje ai ka publikuar edhe një bisedë të tij me senatorin amerikan në gusht të vitit 2018.
 
“Faleminderit për mesazhin tuaj dhe shpresoj se jeni mirë. E vlerësoj që keni gjetur kohë të më shkruani. Dr. Rugova ka ka qenë mik imi i dashur dhe heroi im personal. Ashtu siç e dini, unë kam një lidhje të fort me njerëzit e Kosovës – kështu që e kam ndjekur çështjen nga afër dhe kam komunikuar me ambasadën këtu në Washington DC. Shpresoj që të jem i dobishëm kur dhe ku të mundem”, kishte shkruar Dole në këtë bisedë me Hamitin.
 
Tutje Hamiti tha se Kosova është e bekuar me miqt e vet, me Robert Dole-in e të tjerë në SHBA.
 
Postimi i plotë:
 
Senatori Dole: “Dr. Rugova ka qenë heroi im personal”
 
Presidenti Rugova e ka pasë emëruar Senatorin Dole Përfaqësues të Lartë të Kosovës me titull Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA
 
Ka ndërruar jetë sot Senatori Robert Dole (1923-2021), politikani i madh republikan, hero i luftës së Dytë Botërore, kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 1996.
 
Bob Dole ka qenë përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, mik i ngushtë i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës.
 
Më 8 nëntor 2003, Presidenti Ibrahim Rugova e ka pasë emëruar Senatorin Dole Përfaqësues të Lartë të Kosovës me titull Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA.
 
(Shih lajmin e QIK-ut, botuar te libri “Presidenti Rugova”, Presidenca e Kosovës, Prishtinë, 2007, f. 188).
 
Në një komunikim që kam pasur me zyrën e Senatorit Dole në gusht të vitit 2018, Bob Dole me shkruante: “Dr. Rugova was a dear friend and personal hero of mine”. [Dr. Rugova ka ka qenë mik imi i dashur dhe heroi im personal].
 
Duke punuar ngusht me Presidentin Rugova deri në frymën e Tij të fundit, kam pasur nderin të takohem disa herë me Senatorin Dole. Herën e fundit në vjeshtën e vitit 2004, kur Snatori erdhi në vizitë në Kosovë dhe përuruam, në shoqëri të prijësve Rugova dhe Dole, një rrugë me emrin e Robert Dole-it në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
 
Kosova është e bekuar me miqt e vet, me Robert Dole-in e të tjerë në SHBA, republikanë e demokratë. ‘Kosova e integruar në BE dhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të’ ka qenë motoja strategjike e Presidentit historik të Kosovës.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave