Kalaja e Artanës, një fortesë mesjetare
Kalaja e Artanës, një fortesë mesjetare 01.04.2021 | 12:00
Kalaja e Artanës gjendet rreth 22 km larg qendrës së Kamenicës, Artana ka qenë qendër kryesore me fortesë të madhe mesjetare, pjesët e mbetura të së cilës mund të vizitohen edhe sot, shkruan albinfo.ch.
 
Në murin e jashtëm të kalasë shihet një kryq i madh, i ndërtuar në gurë. Kalaja mendohet se daton qysh nga Perandoria Bizantine. Ndërtimi i takon tipit fortifikatë. Kalaja përbëhet nga dy pjesë të ashtuquajtura Kalaja e sipërme dhe Kalaja e poshtme.
 
Mendohet se aty kanë qenë minierat dhe furrat e shkrirjes të xeheve si: hekur, plumb, argjend dhe ari.
 
Argjendi i Novobërdës ka qenë i njohur me një përzierje të arit. Në vitin 1450 minierat e Novobërdës prodhonin 6,000 kg argjend për një vit. Fortesa u rrethua nga Osmanët për rreth 40 ditë, dhe kapitulloi, transmeton albinfo.ch.
 
Kamenica kishte edhe arkitekturë interesante. Edhe sot e kësaj dite ende ekzistojnë vende të cilat e dëshmojnë ndërtimin e atëhershëm. Banorët ndërtonin mure me gurë për të ndalur rrjedhat e mëdha të ujit. E gjitha kjo bëhej vetëm përmes dorës së njeriut. /Albinfo.ch
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave