Von Cramon ia shton edhe një kërkesë Borrellit: Të hetohen e ndiqen sulmuesit e KFOR-it
Von Cramon ia shton edhe një kërkesë Borrellit: Të hetohen e ndiqen sulmuesit e KFOR-it 02.06.2023 | 03:41
Eurodeputetja Viola von Cramon, përmes një postimi në TWitter i ka shtuar kërkesës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili i bëri dje publike pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq shtesë edhe tri kërkesa.
 
Von Cramon kërkon që të ketë hetim të plotë dhe ndjekje penale për ata që sulmuan ushtarët e KFOR-it.
 
One additional but crucial request:
– full investigation and prosecution of the perpetrators of the attacks against @NATO_KFOR soldiers
We are all immensely grateful for all what @NATO_KFOR troops do and wish them a speedy recovery. https://t.co/XqZvUvohlW
— Viola von Cramon  (@ViolavonCramon) June 2, 2023
 
“Një kërkesë shtesë, por thelbësore:  Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it. Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka që trupat e NATO-s-KFOR bëjnë dhe u urojnë atyre një shërim të shpejtë”, ka shkruar ajo.
 
Bejmë të ditur së Borrell dje pas takimit tha se kanë tri kërkesa të qarta:
 
– Zgjedhjet e reja lokale tani
– sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës
– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja
 
“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, tha Borrell.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.