Pulla e re e Postës me katër llojë bimësh si pasuri e florës në Kosovë
Pulla e re e Postës me katër llojë bimësh si pasuri e florës në Kosovë 05.03.2024 | 03:28
Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim emisionin e ri të pullave postare “Flora-Bimët endemike”, të realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Natyrore.
 
Nëpërmjet këtyre pullave, Posta e Kosovës po promovon llojet e katër bimëve të rrezikuara nga zhdukja në Kosovë.
 
"Karafili i Sharrit", i cili rritet në këto male dhe "Aubrietë e Kroacisë" si bimë endemike ballkanike me një sasi tejet të vogël në Kosovë janë dy prej tyre.
 
“Brukentalia - bimë karakteristike e kullosave acidike në Bjeshkët e Sharrit dhe në Alpet Shqiptare të Kosovës dhe "Halaçi i Sendtnerit" - bimë endemike ballkanike që rritet në kullosa vullkanike/serpentinore. Për shkak të popullatës së vogël në Kosovë bën pjesë në bimët e rrezikuara nga zhdukja”, janë dy të tjerat sipas njoftimit të postës.
 
Pullat postare dhe Zarfi i Ditës së Parë nga ky emision do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave