Distria Krasniqi e bën krenare Kosovën: Renditet e para në botë për kategorinë e saj
Distria Krasniqi e bën krenare Kosovën: Renditet e para në botë për kategorinë e saj 26.10.2020 | 09:42
Distria Krasniqi ka fituar Medaljen e Artë në  Grand Slamin e Budapestit në kategorinë deri në 48 kilogramë pasi mposhti argjentinasen, Paula Pareto.
 
Me këtë triumf, përveç medaljes dhe 1.000 pikëve olimpike, xhudistja kosovare ngjitet në vendin e parë në renditjen e përgjithshme.
 
Ajo tashmë është në vendin e parë me 6.765 pikë, duke lënë mbrapa ukrainasen Daria Bilodidin me rreth 500 pikë.