Kosova e treta në Botërorin e karatesë
Kosova e treta në Botërorin e karatesë 30.10.2023 | 14:26
Karateistet e Kosovës e kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në konkurrencë ekipore që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.
 
Ndërsa përfaqësuesja Kosovës e siguroi vendin e tretë nëpërmjet repesazhit.
 
Në finale të repesazhit, Kosova fitoi 2:0 ndaj Kazakistanit. 
 
Vajzat që e përfaqësuan denjësisht Kosovën janë Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gervalla.
 
Para Kazakistanit, ekipi ynë kishte mposhtur Anglinë, Zvicrën dhe Francën, ndërsa u mposht vetëm nga Japonia me rezultat 2-1. Ky është suksesi më i mëdha i karatesë kosovare deri më tash.