Më 18 gusht kalendari kujton Shën Florin e Laurin, martirë nga Ulpiana e Dardanisë
Më 18 gusht kalendari kujton Shën Florin e Laurin, martirë nga Ulpiana e Dardanisë 18.08.2023 | 03:00
Për shkak të dëshmisë së fesë së tyre për Krishtin, predikimit të ungjillit dhe përhapjes së fesë së krishterë, Flori e Lauri u arrestuan, u burgosen, u torturuan e më vonë, me urdhër të guvernatorit të krahinës së Dardanisë, prokonsullit Likone, i groposën për së gjalli.
 
Më 18 gusht, Kisha katolike përkujton dy shenjtorë, që derdhën gjakun për Jezu Krishtin në trojet shqiptare: e kemi fjalën për Shën Florin dhe Shën Laurin, martirë, nga qyteti i Ulpianës në tokën e Dardanisë, Kosova e sotme, në afërsi të Prishtinës.
 
Dy vëllezërit, Flori e Lauri, ishin gurgdhendës të njohur e të vlerësuar nga autoritetet e kohës së perandorit romak Adrianit (117-138). Qenë nxënës të Prokolit e të Maksimos, martirë. Pas vdekjes së këtyre për shkak të fesë në Krishtin, Flori e Lauri nga Bizanti u transferuan në Iliri, në qytetin Ulpiana, në krahinën e Dardanisë, ku punuan në minierën gurore Pretoriane të Perandorisë Romake, për llogari të Likonit guvernator. Krahas punës së tyre e përkujdesimit për të varfrit, i luteshin pandërprerje Jezusit Zot, duke mohuar e refuzuar kultin e idhujve që obligonin perandorët romakë.
Për shkak të dëshmisë së fesë së tyre në Krishtin, predikimit të ungjillit e përhapjes së fesë së krishterë, Flori e Lauri u arrestuan, u burgosen, u torturuan e më vonë, me urdhër të guvernatorit të krahinës së Dardanisë, prokonsullit Likone, i groposën për së gjalli.
 
Menjëherë pas martirizimit të tyre, besimtarët e krishterë, të kohës shkonin tek vendi i varrit të tyre për t’iu lutur Zotit dhe me ndërmjetësimin e shën Florit e Laurit kërkonin hire e bekime Hyjnore. Kulti në nderim të tyre u përhapë shumë shpjet në të gjitha Kishat lindore, e jeta e dëshmia e tyre për Krishtin, u përhapën ndër besimtarë, aq sa u bënë shembuj të jetës së përsosur të krishterë.
 
Shën Flori e Lauri jetuan në një botë pagane, e janë shembull për ne, pse ata nuk e flijuan fenë e tyre për të arritur suksese materiale e poste të rëndësishme në shoqëri. Flijuan gjithçka e përballuan gjithfarë persekutimesh, shpifjesh, torturash, deri në flijimin e jetës, për të arritur të mirën e vetme që është Jezu Krishti. Prandaj, shembulli i tyre është mësim e nxitje edhe për ne sot, që t’i përmbahemi vlerave të vërteta, njerëzore e shpirtërore.
 
Në jetën e tyre të përditshme, Shën Flor e Lauri ditën ta mishëronin e ta dëshmonin idealin e drejtësisë e të lirisë, të solidaritetit e të mirëkuptimit, të besimit e të bindjes ndaj Zotit, të shërbimit e të vëllazërimit ndaj të afërmit. Që shembulli i këtyre dy martirëve të mos humbet, madje që jeta dhe dëshmia e tyre të ringjallen e të kthehen në kujtesën e besimtarëve të krishterë e të vëllezërve të tyre në gjak, në vitin 1989-1990 në fshatin Grazhdanik, afër Prizrenit, është ndërtuar një Kishë e vogël, kushtuar pikërisht këtyre dy martirëve të Ulpianës, Florit e Laurit. Kjo nismë e vepër u ideua e realizua nga prifti famullitar i Kishës Katedrale të Prizrenit, mons. Nikollë Mini. I përjetshëm qoftë kujtimi tij./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave