Kujtohet mjeku i ndjerë Sylejman Rexhepi
Kujtohet mjeku i ndjerë Sylejman Rexhepi 25.07.2020 | 12:00
Edhe një mjek ka humbur jetën nga Covidi-19 në Kosovë. Reumatologu prof. Sylejman Rexhepi ka ndërruar jetë sot në mëngjes.
 
Lajmin e ka konfirmuar për media drejtori i Klinikës së Reumatologjisë dr. Avni Kryeziu.
 
Ai ka thënë se sot në mëngjes është njoftuar zyrtarisht nga kolegët e tij, të cilët kanë qenë kujdestar në Mjekësinë Sportive, ku i ndjeri po trajtohej për rreth 2 javë në gjendje të rëndë.
 
“Ka qenë në gjendje të rëndë qe dy javë në Intensive në Mjekësinë Sportive dhe fatkeqësisht sot në mëngjes më njoftuan kolegët që kanë qenë atjë kujdestarë se ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Kryeziu.
 
Rexhepi është mjeku i dytë që ka humbur jetën nga koronavirusi, pas mjekut familjar në Komunën e Vitisë, Fadil Zuka. Në Kosovë deri tani rreth 600 profesionistë shëndetësorë janë të prekur nga virusi, ku prej tyre rreth 200 janë mjekë.
 
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave