Franco Foda: Do të jetoj në Prishtinë, bashkërisht do të kemi sukses
Franco Foda: Do të jetoj në Prishtinë, bashkërisht do të kemi sukses 19.02.2024 | 12:46
Franco Foda transmetoi optimizëm në konferencën e prezantimit si trajner i Kosovës. Në fjalën e tij Fodat tha se pret të ketë sukses në këtë përvojë të re.“Është ditë e veçantë për njerëzit këtu në Kosovë, edhe për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Po shikoj përpara për sfidën e re dhe jam optimist se do të jemi suksesshëm bashkërisht.”
 
Gjermani është i bindur se bashkë me njerëzit, bashkë me Federatën do t’ia dalë.“Qëllimi im është të hyj sa më shpejt në rrjedhën e ekipit. Po përgatitemi për ndeshjet e marsit. Pas këtyre ndeshjeve, do të kërkojmë kundërshtarë më të përshtatshëm”, vijoi Foda në konferencën e prezantimit.
 
57-vjeçari ka siguruar se do të jetojë në Prishtinë për t’i parë nga afër ndeshjet e Superligës, si dhe do të udhëtojë nëpër vendet e ndryshme të Evropës për të takuar futbollistët dardanë.“Do të jetoj në Prishtinë, pasi ka lojtarë interesantë në Superligë si Dellova apo Krasniqi. Gjithsesi do të udhëtoj edhe jashtë vendit për të parë futbollistët e tjerë të Kosovës… Edon Zhegrova është një futbollist shumë i mirë, që po luan mjaftë mirë te Lille, dhe ai është në planet tona. Çdo futbollistë që jep 100 për qind për Kosovën i ka dyert e hapura dhe do të ftohet.
 
Njoh disa lojtarë si Rrahmani, Muriqi, Paqarada, Aliti, Rashica e Kryeziu. Kamë parë disa ndeshje të Kosovës dhe mund të luajmë me disa module të ndryshme si në aspektin mbrojtës dhe atë në atë sulmues, megjithatë fillimisht duhet të njihem nga afër me lojtarët dhe të përgatitemi për ndeshjet e muajit mars.”
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave