Liker nga bima e murrizit, që i bën mirë zemrës
Liker nga bima e murrizit, që i bën mirë zemrës 20.11.2020 | 10:26
Murrizi konsiderohet bima ndër më shërueses në botë. Kjo shkurre stimulon qarkullimin e gjakut, forcon zemrën dhe rekomandohet pas sulmit në zemër, sepse shton qarkullimin e gjakut.
 
Gjithashtu murrizi (Crataegus) ndihmon te rastet e lodhjes, anksioziteti, problemet me gjumin dhe te mungesa e energjisë.
 
Bima e murrizit është përdorur gjithmonë për kura të shumta mjekësore. Vetitë e saj janë të panumërta dhe mund ta përfshini shumë thjesht në dietën tuaj.
 
Tradicionalisht kjo bimë është përdorur për të trajtuar artereosklerozën, hipertensionin dhe sëmundjet kardiake
 
Një ndër bimët më të njohura të cilat përdoren posaçërisht për zemër pa dyshim është murrizi, ndërkaq likeri nga kokrrat e kuqe të saj janë mjet klasik për forcim të zemrës.
 
Frutat mund t’i thani, prisni dhe t’i hani në mëngjes me drithërat tuaja të preferuara. Nëse i dëshironi të freskëta mund t’i ruani si pekmez, mund t’i bëni reçel ose marmelatë.
 
Gjithashtu konsiderohet që ky liker përshpejton metabolizmin, transmeton Telegrafi.
 
 
Receta:
 
300 g murriz dhe 150 g sheqer qitni në një shishe me fyt të ngushtë. Qitni vodkë deri në grykë dhe lëreni në dritare.
 
Çdo ditë tundeni. Kokrrat shpejt do të humbin ngjyrën dhe do të ngjyrosin vodkën.
 
Likeri duhet patjetër të qëndrojë gjashtë javë. Pastaj kullojeni dhe qiteni në një shishe tjetër.
 
Rekomandohet që ta pini nga një gotë të vogël liker për të penguar problemet me zemrën apo për të zbutur vështirësitë e lehta ekzistuese.
 
Nëse tashmë jeni duke marrë ilaçe të tjera për probleme të zemrës, patjetër konsultohuni me mjekun para se të fillon të pini liker murrizi. /Telegrafi/
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave