Krerët e FFK-së dhe FSHF-së të pikëlluar nga vdekja e Franz Beckenbauer
Krerët e FFK-së dhe FSHF-së të pikëlluar nga vdekja e Franz Beckenbauer 08.01.2024 | 00:00
Në moshën 78-vjeç ka vdekur legjenda e futbollit, Franz Beckenbauer. Legjenda gjermane ka vdekur gjatë ditës së djeshme ka njoftuar gazeta gjermane Bild.
 
Vdekja e djalit të tij Stephan (46) në vitin 2015 dhe thashethemet për Kupën e Botës 2006 e ndikuan atë. Që atëherë, edhe shëndeti i tij është përkeqësuar. Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit.
 
Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi, si dhe ai i FSHF-së, Armando Duka.
 
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të një prej figurave më ikonike të futbollit, Franz Beckenbauer. I njohur si “Der Kaiser”, Franz Beckenbauer ishte një emër që ka shkruar histori dhe ka lënë një trashëgimi të madhe për brezat. Beckenbauer fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë Perëndimore si kapiten më 1974 e më pas si trajner më 1990. Ai ishte legjendë e klubit gjerman, Bayern Munich, me të cilin fitoi shumë trofe. “Der Kaiser” për të gjithë ne nuk ishte thjesht një futbollist, ishte një lider, një frymëzim dhe një simbol i pavdekshëm i futbollit. Le ta kujtojmë dhe ta nderojmë legjendën Franz Beckenbauer për kontributin e tij të pakrahasueshëm në sportin që ne të gjithë e duam dhe e adhurojmë. RIP🙏Lamtumirë, legjendë!”, ka shkruar Ademi.
 
“Bota e futbollit, Gjermania dhe tifozët humbën sot një prej simboleve të kësaj loje të mrekullueshme. Shkëlqimi i futbollit gjerman dhe ylli botëror Franz Beckenbauer u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të madhe. Ai u shndërrua në legjendë. Fitoi titujt kampion i Europës dhe i Botës si futbollist, ndërkohë që fitoi Botërorin edhe si trajner në vitin 1990. Në nivel klubesh fitoi gjithçka me Bajernin e Mynihut si edhe dy “Topa të Artë”, diçka e rrallë për një mbrojtës. Beckenbauer mbetet në kujtesë si një nga lojtarët më elegantë dhe më të papërsëritshëm në historinë e futbollit.
 
Figurë emblematike, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Europën, që gëzonte një popullaritet të jashtëzakonshëm, i pagëzuar me nofkën “Der Kaiser”. Lamtumirë “Perandor”, faleminderit për gjithçka i ke dhënë futbollit!”, tha Duka./GazetaSinjaliSport/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave