Kuqezinjtë fitojnë miqësoren ‘vëllazërore’ kundër‘Dardanëve’
Kuqezinjtë fitojnë miqësoren ‘vëllazërore’ kundër‘Dardanëve’ 11.11.2020 | 22:56
Kombëtarja shqiptare e ka fituar miqësoren vëllazërore kundër Kombëtares së Kosovës, me rezultat 2-1, sonte në ‘Elbasan Arena’, raporton RTKLive.com.
 
Kuqezinjtë dhe ‘Dardanët’ u përballen në një ndeshje miqësore para ndeshjeve të rrethit të fundit në Ligën e Kombeve.
 
Skuadra e Shqipërisë u shfaq ekip më i mirë së skuadra kosovare, duke e fituar këtë sfidë me rezultat 2-1.
 
Një aksion i nisur nga Myrto Uzuni në minutën e 31-të ka rezultuar me gol për Shqipërinë pas një finalizimi të Bekim Balajt, rezultat më të cilin skuadra shkuan në pushim.
 
Në fraksionin e dytë, u zhvillua lojë e kënaqshme, derisa ishin sërish nikoqirët që përmes sulmuesit Uzuni në minutën e 54′ dyfishuan avantazhin në 2-0.
 
Megjithatë, futbollistët e Kosovës provuan vazhdimisht që të gjejnë rrugën e golit të cilin e arritën në minutën e 85’ më anë te Vedat Muriqit, i cili shënoi nga pika e bardhë. Përfundimisht Shqipëria fiton miqësoren ndaj Kosovës, me rezultat 2-1.
 
Të dyja skuadrat kishin shumë mungesa për shkak të situatës me pandeminë COVID 19 si dhe tek të dyja skuadrat ka pasur edhe debutime. Në radhët e Kosovës debutoj edhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku. /RTKLive/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave