Papa Françesku: "Sporti është një urë paqeje"
Papa Françesku: "Sporti është një urë paqeje" 21.05.2020 | 09:28
Një delegacion atletësh u takua dje me Papën Françesku pas audiencës së përgjithshme. Atletët duhej të merrnin pjesë në takimin " We run together”, organizuar nga Athletica Vaticana , i cili u shty për shkak të pandemisë. U planifikua edhe një ankand bamirësie, të ardhurat e të cilit, shpjegoi Papa, do t’i shkojnë personelit shëndetësor të spitaleve "Papa Giovanni XXIII" në Bergamo dhe "Fondazione Poliambulanza" në Brescia, atyre "heronjve" që në këto ditë pandemie "po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët”.
 
"Ju falënderoj të gjithëve për punën që bëni: çdonjëri bën diçka për komunitetin, për të tjerët. E ky është gëzimi, apo jo? Gëzimi e kënaqësia e të bërit diçka për të tjerët". E ju "u transmetoni bukurinë të tjerëve, bukurinë e sportit, bukurinë e solidaritetit e të ecurit së bashku”. Kështu tha mes tjerash Papa Françesku, gjatë takimit, dje në fund të audiencës së përgjithshëm në Bibliotekën e tij private, me një përfaqësi të vogël atletësh që do të merrnin pjesë në Takimin ndërkombëtar të "We run together – Simul Currebant" organizuar nga Athletica Vatiacana, në bashkëpunim me Grupin sportiv "Fiamme Gialle" të Guardia di Finanza, "Oborri i Gjentilëve" dhe Fidal-Lazio.
 
Audienca ishte planifikuar për datën 21 maj, gjatë zhvillimit të punimeve të takimit të përmendur, i cili u pezullua për shkak të gjendjes shëndetësore ndërkombëtare shkaktuar nga covid-q19. Në takimin e djeshëm me Papën delegacioni i atletëve u shoqërua nga kardinali Gianfranco Ravasi, president i Këshillit Papnor për Kulturën.
 
Duke kujtuar moton e meetingut, Papa Françesku tha: "Ju nuk jeni shkëputur nga të tjerët, “You run together’ - 'ju vraponi së bashku, së bashku". Këtu Ati i Shenjtë kujtoi një fragment të Ungjillit nga Gjoni (20,1-9), që flet për dy dishepuj që vraponin drejt varrit të Jezusit në mëngjesin e Ringjalljes: Gjoni, më i ri, arriti i pari tek varri, por nuk hyri, e priti Pjetrin, më të moshuar që nuk ishte i shpejtë. "Ekziston gjithmonë respekti për të pritur tjetrin", theksoi Papa e shtoi, "një gjë shumë e bukur kjo, që duhet të mësojmë, si njerëzim: të ecësh me hapin e njerëzve që kanë një ritëm tjetër, ose të paktën t'i konsiderojmë e t'i integrojmë me hapin tonë".
 
Të vraposh së bashku do të thotë të mbështetësh njëri në tjetrin: me këtë frymë Athletica Vaticana, grupet sportive "Fiamme Gialle", "Oborri i Gjentilëve" dhe Fidal-Lazio kanë zgjedhur të kontribuojnë konkretisht ndaj urgjencës së tanishme shëndetësore duke organizuar një ankand bamirësie në mbështetje të personelit mjekësor të dy spitaleve italiane që u dalluan në menaxhimin e pandemisë nga Kovidi-19, ‘Papa Giovanni XXIII’ i Bergamos dhe ‘Fondazione Poliambulanza’ e Brescias."Ata janë heronj! - tha Papa -. Të gjithë e jetojnë profesionin e tyre si një vokacion, heroikisht, duke rrezikuar jetën personale për të shpëtuar të tjerët".
 
"Nëse nuk mund të vraponi me këmbët tuaja, ju mund vraponi e garoni me zemrën tuaj", përfundoi Papa duke theksuar "fytyrën e solidaritetit që ka sporti", i cili duhet të jetë një "urë" që "bashkon gratë dhe burrat e feve dhe të kulturave të ndryshme, duke nxitur përfshirjen, miqësinë, solidaritetin dhe edukimin. Kjo është puna e sportit, të jetë 'urë' paqeje"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave