Shqiptarët drejt ‘EURO 2024’: Shqipëria dhe Kosova shënojnë fitore, ‘kuqezinjtë’ gati të prenë biletën për Berlin
Shqiptarët drejt ‘EURO 2024’: Shqipëria dhe Kosova shënojnë fitore, ‘kuqezinjtë’ gati të prenë biletën për Berlin 13.10.2023 | 13:36
Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar fitore në ndeshjet e sotme në kuadër të kualifikimeve të EURO 2024, që mbahet në Gjermani. Për ‘kuq e zinjtë’ kjo fitore do të thotë prerje e biletës për Berlin, ndërsa Kosova e shënoi fitoren e parë në grup dhe nuk çon peshë në ecurinë e saj për kualifikim në europian. Sidoqoftë Shqipëria është afër ta realizojë këtë ëndërr edhe një herë, dhe kështu shqiptarët do të marrin rrugën me plis për Berlin, shkruan Gazeta Metro.
 
Shqipëria si ashtu edhe Kosova shënuan fitore me rezultat 3-0, njëra ndaj Çekisë dhe tjetra ndaj Andorrës.
 
Çekët e kishin nisur më mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start me Mojmir Chytil që gjuajti nga distanca, por Etrit Berisha ishte në vend.
 
Shqipëria u lirua në lojë dhe arriti ta zhbllokojë ndeshjen në minutën e nëntë, kur Jasir Asani si zakonisht nga distanca shënoi super gol për 1-0.
 
Festë e madhe në Air Albania nga 22 mijë tifozë që janë tubuar në stadium.
 
Në minutën e 18-të, Shqipëria ka mundur të shtojë epërsinë kur Jiri Pavlenka bëri pritje shumë të mirë në goditjen e Sokol Cikalleshit.
 
Në minutën e 40-të u duk që Çekia barazoi shifrat, kur Mojmir Chytil shënoi. Por gjyqtari e kishte vrenjtur që ai e kishte shtyrë topin me dorë në rrjetë dhe e ndëshkoi me karton të verdhë që ishte i dyti për të, duke e lëshuar lojën.
 
Shqipëria ka mundur të shënojë edhe në fundin e pjesës së parë, kur Ylber Ramdani mori një top në mesfushë dhe nisën bukur një kundërsulm, por pasimi për Nedim Bajramin ishte i shpejtë.
 
Me të filluar pjesa e dytë, Shqipëria hipotekoi fitoren, duke shënuar golin e dytë.
 
Zhvillohej minuta e 51-të, kur Asani harkoi për tokë një top në zonë, që u ulë nga Sokol Cikalleshi bukur për të shkuar te Taulant Seferi i cili shënoi me një gjuajtje të fortë për 2-0.
 
Por djelmoshat e Sylvinhos nuk u ndalën dhe shtuan epërsinë në minutën e 73-të për 3-0, ku Mirlin Daku asiston te Taulant Seferi i cili me portën e zbrazët shënoi golin e dytë personal.
 
Në minutën e 82-të ishte radha e Arbnor Mujës që të shënojë, por pasi rasti u shikua në VAR u anulua për pozitë jashtë loje.
 
Shqipëria tani ka 13 pikë dhe i duhet vetëm edhe një pikë ndaj Moldavisë ose Ishujve Faroe për të siguruar kualifikimin.
 
Ndërsa Kosova ka marrë fitoren e parë në kualifikimet e Euro 2024, duke triumfuar 3-0 në udhëtim te Andorra, në kuadër të Grupit I.
 
Ndeshjen më mirë e nisën tanët, me Florian Loshajn që kishte një goditje nga gjuajtja e lirë qysh në minutën e parë.
 
Edhe pse ndeshja pati një ritëm të qetë, këtë gjë e ndryshoi Milot Rashica në minutën e 26-të, duke shënua një gol të bukur nga asistimi i Florent Muslijës.
 
Andorra kishte një mundësi shënimi në minutën e 37-të, por që Aro Muric ishte i sigurt.
 
Pjesa e dytë ishte edhe më dominuese nga Dardanët, duke shënuar dy gola të tjerë.
 
Ishte minuta e 71-të e takimit, kur Milot Rashica dyfishoi epërsinë, duke shfrytëzuar gabimin e portierit kundërshtar.
 
Për 3-0 u përkujdes Altin Zeqiri (83’), që ishte goli i tij i parë në fanellën e Kosovës, ndërsa Rashica ishte asistuesi.
 
Kosova me këtë fitore shkon në kuotën e shtatë pikë, shtatë më pak se lideri Zvicra, Rumani me 13, Izraeli me 11, Bjellorusia me pesë dhe Andorra me dy pikë. /gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave