Yjet e basketbollit amerikan tek Papa kundër racizmit
Yjet e basketbollit amerikan tek Papa kundër racizmit 24.11.2020 | 10:46
Papa Françesku priti në audiencë një delegacion nga Shoqata Amerikane e Basketbollistëve, e impenjuar në luftën kundër racizmit.
 
Një ekip basketbolli, që erdhi nga përtej oqeanit, për t’i thënë “jo racizmit” së bashku me Papën Françesku. Është fjala për basketbollistët e Nba-së (National Basketball Association – Shoqata e Basketbollistëve të SHBA-ve), loja e të cilëve entuziazmon mijëra njerëz në botë e është ëndrra e të gjithë profesionistëve dhe amatorëve të basketbollit. Takimi u zhvillua të hënën, pra, dje, më 23 nëntor, në bibliotekën private të Pallatit Apostolik. E natyrisht, bëri xhiron e botës, sepse nëse hyjnë në fushë yje të NBA-së si Sterling Brown i Houston Rockets, Kyle Korver i Milwaukee Bucks, Anthony Tolliver i Memphis Grizzlies, Jonathan Isaac dhe Marco Belinelli të San Antonio Spurs, shfaqja është e garantuar. Sidomos nëse, përveç skemave për të bërë kosh, këta kampionë mendojnë edhe për strategji, që synojnë t’i japin fund çdo forme të racizmit.
 
Ky është impenjimi i basketbollistëve profesionistë të SHBA-ve, siç dëshmoi edhe dëshira e madhe për të takuar Atin e Shenjtë e për t’i paraqitur personalisht përpjekjet e tyre dhe të kolegëve në çështjet e të drejtave shoqërore. E, pa dyshim, Papa s’mund të mos i inkurajonte.
 
Pikërisht për t’i treguar Françeskut impenjimin e tyre konkret për drejtësi dhe barazi, intensifikuar sidomos muajt e fundit - pas disa episodeve të rënda dhune – përveç topit dhe bluzave, ata i dhanë Atit të Shenjtë edhe një libër veçanërisht domethënës, një koleksion i vërtetë pamjesh, artikujsh dhe tekstesh, që dokumentojnë punën e tyre në grup. Të ndryshëm për nga prejardhja, historia dhe kultura, basketbollistët profesionistë amerikanë po përdorin së bashku “platformën” e shkëlqyer të komunikimit, që u jep fusha e sportit, pikërisht për të luftuar racizmin e për të promovuar vlerat e vërteta njerëzore. Pesë kampionët e Nba-së shoqëroheshin nga drejtuesit e tyre dhe nga disa familjarë.
 
Misioni i shoqatës së basketbollistëve, shpjeguan ata, është të mbrojë dhe të mbështesë të drejtat dhe talentet e lojtarëve, duke i përfshirë edhe në çështjet shoqërore të rëndësishme. E kujtuan se jo vetëm sot, shumë basketbollistë kanë përkrahur projekte solidariteti dhe mbështesin haptas lëvizjet për drejtësi, kundër racizmit, si individualisht ashtu edhe kolektivisht. Madje, kanë pezulluar edhe lojën, në shenjë proteste kundër fenomeneve të racizmit, që kohët e fundit, kanë shkaktuar trazira në SHBA-të./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave