Viti i Skënderbeut, çdo dokument zyrtar me logon e veçantë
Viti i Skënderbeut, çdo dokument zyrtar me logon e veçantë 08.01.2018 | 12:00
Nga 1 janari, logoja e Gjergj Kastriot Skënderbeut do të printohet në të gjitha dokumentet shtetërore në Shqipëri dhe do të vijojë gjatë të gjithë vitit, deri më 31 dhjetor 2018.
 
Ky është vendimi i parë i Komisionit shtetëror kushtuar Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.
 
“Stema e Republikës është e sigurtë që është në krye. Logoja e Vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu është në një vend të dukshëm.
 
Ruan përmasat që duhet të ketë për të qenë diçka e pranueshme nga pikëpamja pamore. Kanë qenë 6 variante që i janë prezantuar Këshillit të Lartë të Arkivave dhe ne përzgjodhëm rezultatin final, ku logoja është në të majtë në dukje, në të djathtë të stemës së Republikës”, tha Ardit Bido, kreu i Arkivit Qendror.
 
Për kreun e Arkivit Qendror, Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut nuk duhet parë vetëm në konceptin e simbolikës apo të aktiviteteve kulturore, për të cilat ka një agjendë ambicioze.
 
Por, si një mënyrë për të nxjerrë mesazhe frymëzuese nga heroizmat e tij kushtuar Shqipërisë, shkruan Top Channel.
 
Në funksion të kësaj, Arkivi i Shtetit e ka mesazhin e tij për qytetarët.
 
“Mesazhi më i rëndësishëm është që ne të mundet të futemi në konceptin e dixhitalizimit, që njerëzit ta kërkojnë dokumentin nga shtëpia. Këtë vit ne nisim dixhitalizimin, siç bëhet në arkivat më të mëdha botërore, duke arritur të dixhitalizojmë rreth 2.5 milionë dokumente në vit, nga rreth 100 mijë që do të dixhitalizonim deri më sot”, u shpreh më tej Ardit Bido.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave