26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, seancë solemne në Kuvendin e Kosovës
26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, seancë solemne në Kuvendin e Kosovës 05.03.2024 | 03:52
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Të pranishëm në seancë janë edhe krerët e shtetit të Kosovës. Seanca ka nisur me nderimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnit kombëtar.
 
Po ashtu, ligjvënësit dhe të pranishëm në Kuvend kanë nderuar me një minutë heshtje të gjithë të rënët për pavarësi. Dy këngëtarët e njohur Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri janë bërë bashkë sot për të kënduar në Kuvendin e Kosovës.
 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj, tha se epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin e populli dhe shtetit, duke shtuar se ka qenë epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë.
 
“Sa herë vjen marsi, kujtimet tona natyrshëm na kthejnë në periudhën më të lavdishme të historisë tonë që lidhet me përpjekjet tona për liri dhe shtet. Sërish vjen marsi, nuk është vetëm këngë, është moto e kujtesës dhe nderimit ë luftës për liri. I cili identifikohet me komandantin legjendar Adem Jashari, familjen e tij dhe gjithë ushtrinë çlirimtare”, tha Osmani ndër të tjera.
 
Ndërsa Kryeministri Albin Kurti tha se Epopeja e UÇK-së përmbledh një trashëgimi të madhe politike, kulturore e kombëtare nga e cila ka ardhur liria e Kosovës dhe mbi të cilat është ndërtuar vet shteti i Kosovës. Ai tha se Kosova është çliruari prej Serbisë okupatore pikërisht nëpërmjet kësaj trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit.
 
“Nga po kjo trashëgimi është ngritur dhe po forcohet shteti ynë”, tha Kurti, duke shtuar se e ka fjalën për trashëgiminë e dalë nga rezistenca e armatosur e aktivizimi politik përgjatë dekadave.
 
Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica madhështore e familjes heroike Jashari ka ngritur kombëtarisht nivelin më të lartë të dinjitetit dhe krenarisë.
 
“Jasharët në krye me Ademin e Hamzën me baçin Shaban e të gjithë familjarët tjerë, u sakrifikuan kolektivisht në luftën për liri. Ata kolektivisht e zbatuan parimin ideal të jetës: Liri a vdekje”, është shprehur Konjufca./ dita
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave