Papa priti Kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla
Papa priti Kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla 08.06.2022 | 12:32
Papa Françesku priti, sot paradite, në audiencë në Vatikan, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Zonjën Lindita Nikolla, shoqëruar nga Zëvendëskryetari Zoti Agron Gjekmarkaj. Papa Françesku i besoi Kryetares së Parlamentit urimet më të mira për popullin shqiptar, shoqëruar me bekimin tij apostolik.
 
Papa Françesku priti, sot paradite në audiencë, në Vatikan, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,  Zonjën Lindita Nikolla, shoqëruar nga Zëvendëskryetari, Zoti Agron Gjekmarkaj.
 
Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, vuri në dukje disa virtyte dhe vlera qё karakterizojnë popullit shqiptar dhe theksoi se ndjek me përzemërsi ecurinë e vendit. Njё popull qё punon, ёshtё njё popull qё pёrparon, theksoi Ati i Shenjtё, vazhdoni udhёn e ndërmarr.
 
Kryetarja Nikolla e falënderoi Atin e Shenjtë për audiencën, për mbështetjen dhe mesazhet e çmuara, që ndihmojnë në mbrojtjen e vlerave njerëzore, shoqërore e shpirtërore, si bashkëjetesa vëllazërore ndërmjet besimeve, familja si qelizë e shoqërisë, mbështetja dhe vlerësimi i grave në shoqëri dhe dialogu, parë si udhë për të çuar përpara proceset dhe reformat, që i shërbejnë së mirës së përbashkët të të gjithë shtetasve.
 
Kryetarja e Kuvendit e njohu Papën me situatën e sotme në Shqipëri, duke nënvizuar vlerat, që karakterizojnë popullin shqiptar dhe aspiratat e tij evropiane. Pritja nga Ati i Shenjtë para pak kohësh e drejtuesve të komunitetit mysliman është një vlerësim dhe inkurajim për tolerancën dhe respektin fetar në Shqipëri.”, u shpreh znj. Nikolla.
 
Në përfundim të takimit, Papa Françesku i besoi Kryetares së Parlamentit urimet më të mira për popullin shqiptar, shoqëruar me bekimin tij apostolik.
 
Pas audiencës me Papën, Kryetarja e Kuvendit tё Shqipёrisё, Zonja Lindita Nikolla, dhe Zëvëndëskryetari, Zoti Agron Gjekmarkaj, u takuan me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Gjatë bisedimeve tё pёrzemёrta, u nënvizuan marrëdhëniet e mira ndërmjet dy Shteteve, posaçërisht në 30-vjetët e rivendosjes së lidhjeve diplomatike, dhe u shpreh dëshira për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
 
Marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë shkojnë përtej diplomacisë dhe bashkëpunimit fetar. Ato janë marrëdhënie të fuqishme shpirtërore dhe një frymëzim i madh për besimtarët e qytetarët, theksoi Nikolla.
 
U fol edhe për situatën në Shqipëri, për zgjedhjen e Presidentit të ri, për rrugëtimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe situatën nё rajon.
 
Zoti Gjekmarkaj vuri në dukje se, pavarësisht bindjeve dhe qëndrimeve politike, bashkëpunimi parlamentar e politik nё Shqipёri di tё jetё i vendosur dhe frytdhënës.
 
Më pas, edhe për pasojat e pandemisë dhe të luftës në Ukrainë. U përmend, në vijim, kontributi që jep Kisha katolike, përmes institucioneve të saj jo vetëm kishtare, po edhe arsimore e shëndetësore, në vend
 
Të dëgjojmë intervistën e Zonjës Lindita Nikolla, dhënë përgjegjësit të programit shqip pranë Radio Vatikanit – Vatican News, dom David Gjugjës
 
 
/Radio Vatikani 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave