Kosova ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Irlandës.
“Dardanët” fituan si nikoqirë me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 83-të, duke realizuar me kokë.
Sulmuesi nga Prizreni më pas festoi duke zbuluar fanellën me mbishkrimin “Liri për Çlirimtarët”.