Historike: Shqiptarja Edit Shkreli betohet si gjyqtare në New York
Historike: Shqiptarja Edit Shkreli betohet si gjyqtare në New York 12.12.2023 | 02:58
Edit Shkreli, një shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten është betuar si gjyqtare pranë Gjykatës Supreme të Bronx në New York.
 
Për këtë ka shkruar ish-drejtori i Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano, i cili ka qenë i ftuar në ceremoni.
 
Nano ka shkruar se Shkreli do të jetë gjyqtarja e parë shqiptare në gjykatën Amerikane.
 
Të ftuar në këtë ceremoni kanë qenë edhe konsulli i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.
 
Njoftim për betimin e Edit Shkrelit ka bërë edhe Konsullata e Kosovës në Nju Jork.
 
“Dje, në Gjykatën Supreme të Bronksit, në ceremoninë e betimit të gjyqtares Edit Shkreli, të parës gjyqtare shqiptaro-amerikane të Nju Jorkut. Në mesin e folësve tjerë si: Jamaal T. Bailey, Nathalia Fernandez, e Kevin Thomas, (senatorë të shtetit të Nju Jorkut) dhe gjyqtarëve Roëan D. Wilson, Doris M. Gonzales dhe Matthew Parker- Raso, në emër të Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, i urova gjyqtares Shkreli detyrën e re, si një arritje që na bën krenar të gjithë shqiptarëve”, shkruan Konsullata.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave