Fishta, Shkodra e Marubi erdhën fuqishëm mbrëmë nëpërmjet premierës 'I ligu për mend'
Fishta, Shkodra e Marubi erdhën fuqishëm mbrëmë nëpërmjet premierës 'I ligu për mend' 14.02.2017 | 12:00
Luan Jaha, Armend Baloku, Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili, Shkëlzen Veseli, Ard Islami, Ismet Azemi dhe Bastri Lushtaku, ishin aktorët që sollën shfaqjen “I ligu për mend”. Secili kishte rëndësinë e vetë në shfaqje dhe secili u mundua që ti qëndrojë besnik Fishtës.
Sarandë Selimi.
 
Tukja mendonte se ishte i ligë. I ligë në aspektin mendor dhe jo vetëm. Mendonte që është në shtratin e vdekjes. Herë pas here Tukën e vizitonte i dërguari i doktorit të tij, dhëndri, dy doktorë të ardhur nga jashtë, biri i tij, një vajzë që e donte të birin e Tukës, vëllai i tij, por gjithmonë pranë Tukës qëndronte shërbëtori besnik që e dinte se ai nuk është i ligë dhe mundohej t`ia largonte këtë “ves” të imponuar nga dhëndri dhe doktorët. 
 
Tukja krejt në fund e kuptoi që është i mashtruar nga dhëndri për shkak të pasurisë. Tukja në fund “shërohet”. Krejt kjo sipas të madhit Gjergj Fishta.
 
Me një skenografi të pa parë më herët, me një koreografi jashtëzakonisht të bukur që mendoje se po sheh Marubin e Shkodrës, me një lojë të quajtur brilante nga audienca dhe me një inskenim regjisorial mjaft interesant nga regjisori shqiptar Altin Basha, mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin kosovar,erdhi fuqishëm premiera e parë për vitin 2017-të, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
 
Për vetëm një muaj e tre ditë sa kanë zgjatur provat për inskenimin e komedisë “I ligu për mend” nga Gjergj Fishta i cili këtë tekst e kishte adaptuar në vitet e 20-ta nga komedia e Molier “I sëmuri për mend”, e që e kishte përshtatë mjaft mirë për problemet e viteve të 30-ta që kishte Shqipëria, me një gjuhë krejtësisht gegë ashtu siç e njohim Fishtën, kjo premierë arriti mjaft suksesshëm të tejkalojë të gjitha vështirësitë që kishte ekipi gjatë procesit të provave të vijë e kuptuar nga publiku.
 
“Shfaqja e shpërbleu gjithë mundin e aktorëve dhe gjithë stafit, dhe të gjitha idetë tona dolën qartë nga të gjitha mjetet që u përdorën sonte në shfaqje, mendoj që edhe për publikun ishte një shfaqje e mirë, argëtuese dhe besoj që është kuptuar shumë mirë, duke e pasur parasysh që gjithmonë e kemi përmendur që mund të kemi pengesa gjuhësore, mendoj që shfaqja u ndoq me interes dhe u ndava shumë i kënaqur. Padyshim që kishte një stepje, por interpretimi i aktorëve, përralla dhe pjesët e spektaklit, skenografia dhe koreografia e lehtësuan raportin me gjuhën”, ishin fjalët e para të vetë regjisorit Basha thënë për KultPlus, pas përfundimit të shfaqjes.
 
E gjithë kjo punë, i gjithë ky proces, nuk i iku syve të regjisorëve kosovarë të cilët edhe ishin të pranishëm dhe nuk hezituan të jepnin mendimin e tyre në lidhje me shfaqjen e padyshim edhe me lojën e aktorëve. Një ndër ta është edhe regjisori Fadil Hysaj, i cili për KultPlus tregon dy komponente kryesore që i jepnin të drejtën Bashës, i cili kishte thënë në një intervistë të mëhershme për KultPlus se do të mundohet ta sjellë Shkodrën e Marubit në Teatrin Kombëtar të Kosovës, përmes kësaj shfaqje.
 
“Janë dy komponentë që i japin të drejtë atij. Kostumografia e Iliriana Loxha Bashës është fantastike, është e jashtëzakonshme dhe vepër ne vete, pastaj adaptimi që i ka bërë në aspektin dialektologjik në kthimin e gegnishtes shkodrane i jep një frymë jashtëzakonisht origjinale dhe autoktone kësaj komedie që ne e njohim nga Molieri. Regjisura që i është bërë është jashtëzakonisht moderne dhe si e tillë korrespondon shumë mirë me traditën dhe me atë që quhet ikonografia marubiane. Nuk mund të mos i dalloj dy aktorët Luan Jaha dhe Ernest Malazogu”, theksoi për KultPlus Hysaj.
 
Luan Jaha, Armend Baloku, Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili, Shkëlzen Veseli, Ard Islami, Ismet Azemi dhe Bastri Lushtaku, ishin aktorët që sollën shfaqjen “I ligu për mend”. Secili kishte rëndësinë e vetë në shfaqje dhe secili u mundua që ti qëndrojë besnik Fishtës.
 
“E kam dashtë këtë rol, dhe unë zakonisht rolet i dua, nëse nuk i dua nuk qëndroj në projekt. Në lexim të parë më pati pëlqyer shumë pastaj kur e kemi lexuar me kolegët atëherë aty e kam humbur rrugën dhe të them të drejtën pata qenë pishman pse hyra në këtë projekt sepse nuk mundja ta absorboj atë gjuhë, por me prova, me insistimin e regjisorit me ndihmën e partnerëve ditë e përditë nisi të bëhej pjesë e jona”, u shpreh Luana Jaha.
Ndërsa aktori Ernest Malazogu, pos gjuhës dhe batutave kishte edhe pjesë interesante në këtë shfaqje. Një ndër to që u duartrokit e vlen të përmendet ishte ngjitja e tij në dollapët ku qëndronin barnat e personazhit kryesor, që mund të quhej një akrobaci e veçantë. Por megjithatë, aktori për KultPlus tha se ky rol mund të zhvillohej ende, edhe pse lëvdatat nga të pranishmit nuk munguan.
 
“Ky rol mund të zhvillohet ende mirëpo koha ka qenë e shkurtër për zhvillim më të mirë, por mendoj që iu përgjigjëm kërkesave të regjisorit dhe të Fishtës, ashtu siç është paraparë. Ka qenë problem ti qëndrosh besnik gjuhës, jemi munduar goxha shumë sepse ka qenë e vështirë sidomos faza e leximit, besoj që i jemi afruar, nuk po them që e kemi bërë 100%, por po them që jemi afruar mjaft”, tha ndër të tjera Malazogu apo shërbëtori tek “I ligu për mend”.
 
Sipas regjisorit Altin Basha, kjo shfaqje duhet të udhëtojë së paku nëpër të gjitha trevat shqipfolëse, pasi që është një vlerë në vete. “I ligu për mend”, pas premierës që e pati mbrëmë, sonte do ta ketë reprizën e parë ndërsa nesër të dytën e kështu me radhë, gjithmonë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave