Monodramë në Kosovë: “Rrno vetëm për me tregue” e atë Zef Pllumit
Monodramë në Kosovë: “Rrno vetëm për me tregue” e atë Zef Pllumit 15.02.2017 | 12:00
Vihet në skenë në Kosovë vepra e njohur e atë Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”. Rolin e françeskanit, shpallur “Nderi i Kombit” pas komunizmit, e luan aktori Veton Osmani. Monologu është përshtatur për skenë nga Naser Shatrolli me regji të Esat Brajshorit. Më hollësisht të dëgjojmë Rabije (Mrikë) Ibrajn nga Prishtina…
 
 
 
“Zoti asht i madh! I kjoshim falë Atij të Lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshe njerëzit do t’kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton çka due me t’thanë?  Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron dhe ti. Të gjithë shkojnë si qeni  n’rrush po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallzojë!”
 
Keto fjale profetike, dikur moti, At Marin Sirdani, ia kishte thene, At Zef Pllumit ne rinine e tij. E, pikerisht keto fjale ishin pikenisja apo lajtmotivi i vepres  “Rrno vetem per me tregue” qe pat bere buje vite me pare. Vetë At Zef Pllumi  ishte nje deshmi e gjalle qe e perjetoi terrorin komunist per vite te tera dhe me pas i vuri ne levizje gjithe energjite, perkushtimin e motivimin shpirteror, moral e mendor qe synoi  t’i sherbejë teresisht nje qellimi te shenjte, te shpalosë te perjetuaren, te verteten e hidhur!. 
 
Ne Kosove, nje pjese e vepres “Rrno vetem per me tregue”, eshte shderruar  ne monodrame nga Naser Shatrolli  dhe eshte venë ne skene nga regjisori, Esat Brajshori, i cili rolin e At Zef Pllumit ia besoi aktorit Veton Osmani.  Dite me pare ai  u ngjit ne skenen e teatrit Dodona ne Prishtine per te rrefyer disa nga vuajtjet e asaj kohe e per te treguar amanetin e atit “Rrno vetem per me tregue”.  Interpertimi i aktorit ne fjale të bënte pershtyje se ishte misheruar me vuajtjet e dhimbjet e At Zef Pllumit duke shperfaqe keshtu kohen e komunizmit e bemat e tij. 
 
“Ky rol ka qene shume sfidues per mua. Dihet kush ishte At Zef Pllumi dhe çfare jete ka kaluar. E kam marre me shume seriozitet kete rol, ndersa publiku e vlereson. M’u duk se e priti mire, ne heshtje e percolli cdo fjale qe e thoja. Ky tekst nderlidhet edhe me ditet e sotme, bie fjala me pelqen shume kur thuhet  “O vllazni, stina jone ka mbaru diten qe erdhen keta”, kjo lidhet edhe me situaten e tanishme ”, tha aktori Osmani.
 
Ndersa, regjisori Brajshori permes kesaj vepre skenike, deshiron ta çojë me tej mesazhin e At Zef Pllumit, i cili thote “Une jam per njeriun e lire ose lirine e njeriut“. Kjo veper per regjisorin eshte shume e veçante, ndryshe nga te tjerat sepse eshte nje tekst origjinal, eshte nje veper e jetuar dhe jo imagjinare.
 
“Jam percaktuar per kete veper per faktin se ketu eshte nxjerre e verteta 45 vjeçare e regjimit komunist ne Shqiperi. Pastaj ketu flitet sakte per nderhyrjen ose dominimin e politikes serbe ne politiken shqiptare. Dhe, te gjitha keto qe thuhen ne kete veper, jane ndryshe nga ato qe ne i kemi mesuar me perpara, sepse si duket historine tone e ka shkruar politika.  At Zef Pllumi eshte ai i cili na sjelle Shqipërine ne nje dimension tjeter, ate realen, Shqiperine e dhimbjes, Shqiperine e ndare nga bota e zhvilluar perendimore dhe deri ne nje situate kur eshte rrezikuar substanca kombetare”,  tha regjisori Esat Brajshori , duke shtuar se  arti kete mision ka, ai do te flase per kohen e tashme dhe per te kaluaren, e sidomos duke folur permes gjuhes reale skenike, ben thirrje qe te mos perseriten gjerat. Sipas tij, ne fatalisht nuk po ndahemi nga dominimi i politikes serbe ne rrjedhat e jetes tone te perditeshme ne Kosove (Radio Vatikani).
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.