Deklaratë e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë me rastin e regjistrimit të Popullsisë së Kosovës
Deklaratë e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë me rastin e regjistrimit të Popullsisë së Kosovës 29.04.2024 | 02:49
DEKLARATË
 
Të dashur vëllezër e motra,
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar bashkatdhetarë.
 
Me rastin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, siç është ky i fundit (5 prill – 17 maj 2024), që sapo ka filluar, nuk është një dukuri e re, por organizime të tilla i hasim edhe në Bibël (Nr 1, 1-4;  Dal 30,11-14), madje edhe në Besëlidhjen e Re,  ku përshkruhet në Ungjillin e Lukës (2, 1-2) si “regjistrimi i parë” i Kuirinit e që realizohet “në të gjithë tokën”, nën urdhrin e perandorit August, që përkon me rastin e Lindjes së Jezusit në Betlehem, në kohën e Herodit. Kjo ngjarje, jo vetëm që u përkiste hebrenjve, por të gjithë popujve të perandorisë (romake). Ky regjistrim nuk na përket vetëm neve shqiptarëve, por edhe popujve (etnive) tjerë që jetojnë në Kosovë.
 
Kjo e drejtë qytetare duhet të shfrytëzohet për shumë arsye, pasi që ka për qëllim, siç thuhet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të realizojë Regjistrimin e Ekonomive  Familjare dhe Banesave nga 5 prill deri më 17 maj 2024 në tërë territorin e Republikës së  Kosovës, që të ketë një evidencë (pasqyrim) sa më afër kushteve jetësore dhe sociale të qytetareve, duke përfshirë edhe ata që gjenden jashtë vendit. Në fakt, bëhet fjalë për numërimin e popullsisë (personave), mbledhjes së informatave demografike, ekonomike, sociale, arsimore, bujqësore dhe informatave të tjera, për secilën person me vendbanim në Kosovë, duke i përfillur rekomandimet e Institucioneve përkatëse dhe relevante si UNICEF-in, rregulloret e fundit të BE-së, për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave. Këtij regjistrimi duhet ti përgjigjemi pozitivisht, pasi që edhe Ligji (Nr. 08/L-114) na obligon, duke ofruar të gjitha të dhënat e sakta në pyetësorët e Regjistrimit të Popullatës.
 
Nga kjo që u tha sipër, natyrisht, ka efekte edhe për besimtarët e komuniteteve të ndryshme në Kosovë, siç jemi edhe ne si Kishë Katolike apo katolikët (të ritit romak- latin-perëndimor). Ndaj, ju ftojmë të gjithë juve si besimtarë të Ipeshkvisë së Kosovës,  Dioqezës Prizren-Prishtinë, ti përgjigjeni kërkesave ligjore për regjistrimin në fjalë  edhe të deklaroheni katolikë, si më poshtë:
 
Ata të cilët tashmë janë të pagëzuar në Kishën Katolike;
Ata të cilët janë në fazën përgatitore për pagëzim;
Ata të cilët e ruajnë krishterimin edhe sot e kësaj dite në shpirtrat e tyre.
 
Me urime më të mira që gjithçka të shkojë mirë e të ketë sukses Regjistrimi, shfrytëzoj rastin t’Ju përshëndes e t’Ju uroj gjithashtu ta keni bekimin e Zotit.
 
Prishtinë, 9 prill 2024
/drita.info
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave