Kosova, me qeveri të re
Kosova, me qeveri të re 05.06.2020 | 09:46
Filloi punën zyrtarisht në Kosovë, qeveria e kryeministrit të ri, Avdullah Hoti, pasi dy të tretat e parlamentit hodhi poshtë atë të Albin Kurtit. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në kalimin e detyrës e vijon të kërkojë zgjedhje të reja. Kryemnistri Hoti është ekonomist i njohur, me përvojë të gjatë në politikë, ishte edhe zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti.
 
Filloi punën zyrtarisht në Kosovë, qeveria e kryeministrit të ri, Avdullah Hoti, pasi dy të tretat e parlamentit të Prishtinës hodhi poshtë atë të Albin Kurtit. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në kalimin e detyrës e vijon të kërkojë zgjedhje të reja. Më hollësisht, të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…
 

 
Kosova tashme ka Qeverine e Re, pritet te jete funksionale
 
Kosova  qe nga viti 2008, kur shpalli pavaresine e vendit, pati ne krye te qeverise kater kryeministra qe asnjeri prej tyre nuk e qoi deri ne fund mandatin e tij. E, kohen me te shkurter, per vetem 50 dite, e pati Albin Kurti, qe partia e tij, Vetevendosje  qe doli e para ne zgjedhjet e fundit, ishte ne koalicion me partine e dyte LDK, e cila kishte vetem nje deputet me pak. Te dyja bashke dhane premtime te medha per te miren e vendit. Nje koalicion i shpreses, siq u quajt u permbys shpejt, qe sipas analisteve e njohesve te politikes, kryeministrit Albin Kurti i mungonte pervoja dhe urtesia politike, e po ashtu edhe guximi per tu perballur me dialogun Kosove Serbi.  
 
Prandaj perplasja me partnerin e koalicionit per ceshtje te ndryshme dhe luhatja e tij me faktorin nderkombetar e sidomos me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe populli i Kosoves e njeh si sponzor te lirise dhe pavaresise se vendit, erdhi edhe deri te shkarkimi i tij ne Kuvend me dy te tretat e votave pas nje mocioni te votbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosoves.
 
Gjykata Kushtetuese, pas ketij vendimi, nuk rekomandoi qe vendi te shkonte ne zgjedhje te reja, por se nga rrethanat e krijuara, ishin pjek kushtet qe partia e cila e arrin shumicen e votave ne kuvend mund ta formoje qeverine e re. Dhe, me 3 qershor Kuvendi i Kosoves me vota te mjaftueshme zgjodhi Qeverine e vendit me kryeminister Avdullah Hotin e LDK, i cili do te bashkepunoje ne koalicion me AAK, Nismen dhe minoritetet.
 
Kryemnistri Hoti, vjen nga komuna e Rahovecit, eshte ekonomist i njohur dhe me pervoje te gjate ne politike, ishte edhe zevendeskryeminister ne Qeverine Kurti.
 
Virtytet qe e karakterizojne Hotin, jane puna dhe urtesia, nuk eshte fare populist, por rezonon me qetesi siq thote populli ‘’me kembe ne toke’’. Ai me 4 qershor mori detyren zytare, por i pashoqeruar nga paraardhesi i tij.
Kryeministri Hoti ne mbledhjen e pare solemne te qeverise tha se do te punojne me seriozitet e ndershmeri per te miren e vendit. ‘’Do ti kthehemi punes, qe mos i mundojme qytetaret me retorike edhe me tutje, por tu ofrojme kushte pune qe te permiresojne jeten e tyre te perditeshme, e qe te jemi te hapur edhe per verejtje e sugjerime qe te ndertojme kohezion shoqeror qe i ka munguar Kosoves, e po ashtu,  e kemi obligim qe ti japim fryme demokracise ne vend’’ tha Hoti.
 
Ai potencoi sfidat e para qe jane menaxhimi i pandemise ne vend dhe rimbkembja ekonomke, qe sipas tij, gati se eshte plandosur per toke. Gjithashtu, eshte zotuar se do ti normalizoj marredheniet me faktorin nderkombetar e sidomos me SHBA dhe se ne ekipin e tij, ashtu si e parasheh Kushtetuta, do te jete kryenegociator ne dialogun Kosove Serbi, duke mos pranuar asgje ndryshe se sa njohje reciproke mes dy vendeve. Suksesi i Qeverise Hoti mbetet te shihet ne javet e muajt ne vazhdim. /Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave