Motёr Drita Paloka, dëshmitare e dashurisë së Krishtit Ngjallur
Motёr Drita Paloka, dëshmitare e dashurisë së Krishtit Ngjallur 16.04.2020 | 12:00
Ndërroi jetë të Premten e Madhe të Pashkëve, më 10 prill 2020 motër Drita Paloka e bashkësisë së Motrave Karmelitane në Nënshat, në Shqipëri, në pragun e festës së Ngjalljes së Jezu Krishtit.
 
 Vdekja e parakohshme e motrës karmelitane, Drita Paloka, që ndërroi të Premten e Madhe të Pashkëve, pikëlloi shumë zemra. Edhe Kisha dioqezane e Sapës, me komunitetin e Motrave Karmelitane të Nënshatit, humbi një dëshmitare të veçantë të dashurisë së Zotit e të jetës kundruese, siç ishte Motër Drita Paloka, me prejardhja nga Lezha, u bashkua në lutje duke ia paraqitur këtë moment të vështirë Krishtit të kryqëzuar e të Ngjallur, në të cilin gjejmë forcën e ngushëllimit e të shpresës së ringjalljes sonë. Po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit...
 
 
 
KALIMI NË AMSHIM I MOTËR DRITA PALOKA
 
Motër Drita e Zemrës së Jezusit dhe e Zemrës së Marisë
 
Ndërsa po përgatiteshim për festën e madhe të Ringjalljes së Krishtit, në javën e Shenjtë, papritur është ndarë nga jeta tokësore për të rilindur në jetën qiellore motër Drita Paloka e bashkësisë së Motrave Karmelitane në Nënshat. Kjo ngjarje e rëndë pikëlloi shumë zemra për humbjen e parakohshme të motrës që i kishte kushtuar jetën Krishtit. Edhe dioqeza e Sapës jetoi këtë moment dhimbjeje, por në bashkim shpirtëror u bashkua në lutje duke ia paraqitur këtë moment të vështirë Krishtit të kryqëzuar, përmes së cilit gjejmë forcën e ngushëllimit dhe të shpresës.
 
Kush ishte motër Drita?
 
Drita lindi me 29.10.1990 në fshatin Manati të Lezhës nga prindërit Zef dhe Dila Paloka. Ishtë bija më e vogël e kësaj familjeje të madhe në numer dhe në bujari. E rritur në një familje me vlera të krishtera ndonëse për shkakun e komunizmit e penguar të pajiset me sakramente, etja për Zotin e ka shtyrë ta kërkojë Zotin e zemrës së saj. Eshtë pagëzuar në moshën 11 vjeçare e përgatitur prej  motrave “Bijat e Nazaretit“.  Me dëshminë e saj Drita ka treguar se atë ditë Zoti e ka rrethuar me zjarr dashnie dhe prej atij momentit ka dëshiruar të jetë krejtësisht e Krishtit. Mes Bijave të Nazaretit ka edhe motrën e saj të gjakut mt. Ana Paloka,  të cilës donte ti shoqërohej në të njëjtën familje rregulltare për t'iu kushtuar Jezusit. Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Ishull Lezhë ndërsa studimet e larta i përfundoi në Shkodër për Juridik. Në kohën e studimeve të larta ka banuar në konviktin  e motrave “Ëngjëllore të Shën Palit“, në Shkoder, të cilat i ka dashur shumë,  po ashtu edhe ato e kanë dashur shumë  dhe i kanë dhënë aq shumë duke bërë që Drita ta dojë Jezusin gjithnjë e më tepër.
 
Motrat Karmelitane i ka njohur në një rast në të cilin së bashku me disa mike të saja kanë ardhur për të kërkuar lutje në nevojat e tyre përsonale. Zemra e Dritës mbeti te ne, dhe prej asaj dite dhirrja për në Karmel rrënjosej edhe më shumë. Dhe si profeti Jeremi që edhe nëse mundohej të harronte nuk arrinte sepse dëshira edhe më shumë ndizej në të... Motër Drita hyri në Karmel me 14 nëntor të vitit 2015, dhe kështu ka fillu ecjen e formimit të saj duke e leju Shpirtin Shenjtë ta formojë,  ta rikrijojë e ta shërojë, dhe ta bëjë të ngjashme me Jezusin e saj.  
 
Me 11. 02.2018 ka hyrë në noviciat duke i veshur petkat e Virgjërës Mari të Malit Karmel, ndërsa me 28.01. 2020 i kremtoi kushtet e saja të para me gjithë gëzimin e shpirtit.
 
Siç shprehen edhe vetë motrat karmelitane, në këto vite, në të cilat Mt. Drita jetoi me to dëshmojnë se si  Ati e ka rritë bijën e vet, se si e ka formuar dhe  ka bërë vepra të mrekullueshme në të. Në çdo gja  Ati e bani të ngjashme me Jezusin deri të martën e madhe të 7 prillit 2020, ku fatkeqësisht në mënyrë aksidentale u rrëzua prej shkallëve ndërsa së bashku me motrat e tjera përgatiteshin për Pashkë.
 
Pas rënies, situata dukej kritike dhe në momentin e pritjes së ambulancës, p. Paolo Maria ocd vëllai karmelitan i dha sakramentin e vajimit i nxitur prej eprores së motrave Karmel motër Maria Lulgjuraj. Gjendja e saj përkeqësohej sepse rënia i dëmtoi  trurin dhe ra në komën e thellë. Në të gjitha anët e Shqipërisë dhe të botës me mijëra njerëz janë bashkuar në lutje për jetën e Dritës.  Mt. Francesca Montene që është Presidentja e Associatës ''Mater Carmeli''  në të cilën edhe motrat Karmelitane bëjnë pjesë, duke e parë situatën kritike  dëshiroi  ti jepeshin Kushtet Solemne ndërsa akoma ishte gjallë ndonse në gjendje kome në spital në Tiranë. Me lejen e Kongregatës për jetën e Kushtuar nëpërmjet ndërhyrjes së sajë u pranua kërkesa që Dritës t'i jepeshin Kushtet Solemne In Articulus Mortis.
 
Dhe kështu në atë dhomë spitali në të cilën Drita shtrihej në gjendje kome, mësuesja e saj motër Miriam e Dashnisë së Mëshirshme, e mori për dore dhe në emër të saj e lexoi formulën e kushtimit të përjetshëm në duart e eprores nanës Maria Ancilla e Dashnisë së Kryqëzuar, dhe në kokën e saj e mbështetën velin e zi dhe një qiri i ndezur si shenjë e këtij kushtimi është djegë gjithë natën afër shtratit të motër Dritës.
 
Zemra e Dritës e dinte se çfarë po ndodhte në atë dhomë spitali, u duk se në atë moment rrahu shumë shpejt dhe sikur u ngrit e pas atij momenti të së Enjtes së madhe u duk se gjithçka u krye e zemra filloi dalëngadalë të ndalohej dhe e bashkoi shpirtin e saj me shpirtin e dhëndrit të saj Jezusit, që të nesermën (të Premten e Madhe në orën 10.26) së bashku ia dorëzuan Shpirtin e vet Atit të tyre! Të shtunën e madhe salikimin e saj e udhëhoqi ipeshkvi i Sapës, Mons. Simon Kulli, i cili me fjalë ngushëllimi dhe shprese forcoi familjen e saj të gjakut dhe familjen karmelitane. Ndonëse dhimbja e zemres njerëzore është e madhe e dimë se motër Drita tani jeton, është pjesëmarrëse e Ringjalljes së Krishtit dhe me dashni lutet për ne, për Kishën e për botën mbarë.   ''Luftën e mirë e luftoi, vrapimin e kreu, fenë e ruajti!''
 
Faleminderit motër Drita që e deshte Jezusin kaq shumë, që e deshte Karmelin kaq shumë që e deshte Kishën me gjith zemrën tënde!
 
Motrat Karmelitane – Nënshat
 
/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave