Beteja politike e 8 Majit 2024
Beteja politike e 8 Majit 2024 26.04.2024 | 02:50
Nga Kalosh Ҫeliku
 
Jo, analist teknefes, i shëtitur nëpër poste politike partiake, dhe redaksi të institucioneve në shtetin e “përbashkët” me vende pune dhe honorare marramendëse. Shqiptarët, nuk duhet ta bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 8 maj 2024, së bashku me zgjedhjet parlamentare! Nëse, gabuan Partitë Politike Shqiptare që në zgjedhjet presidenciale dolën me dy kandidatë shqiptar, nuk duhet të gabojnë dhe t’i humbin edhe zgjedhjet parlamentare. Edhe pse kësaj radhe nuk është për “president” një kandidat shqiptar, patjetër duhet ta vazhdojnë betejën politike në institucionet e shtetit të “përpashkët”, e jo në rrugë me protesta paqesore. Pakrëndsi ka për popullin shqiptar, cili kandidat maqedonas i kujt partie politike maqedonase do të jetë president. Kur dihet, se: në rrethin e dytë janë edhe zgjedhjet parlamentare. Pse, ta bojkojtojnë rrethin e dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës të Maqedonisë Veriut?! Nuk është, president “shqiptar musliman”. Apo?!...
Politikanë të dalldisur, dhe ju “analistë politik” të arratisur pas posteve partaike e pasurisë, duhet t’i lini të lirë shqiptarët si votues për votën e tyre demokratike. Pakrëndësi ka, se: i kemi në garë rrethin e dytë dy kandidatë maqedonas: Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski. Fajin, nuk na e ka populli maqedonas, por politikanët kryeneq shqiptarë, që vite me radhë janë në pushtet dhe opozitë, të cilët e humbën edhe këtë fushëbetejë politike historike në zgjedhjet presidenciale, dolën krye më vete përmejdani me dy kandidatë shqiptarë “muslimanë”. Tashti, sipas “analistit politik” duhet t’i humbim edhe zgjedhjet parlamentare?! Populli thotë: njeriu në jetë meson nga gabimet e tij personale. Punë tjetër është ajo, se: Partitë Politike Shqiptare, ende nuk mësojnë nga gabimet e tyre teknefese politike.
 
Shkaku, se: Dje, mu ti si “analist politik” gjatë Luftës të UҪK -ës (2001), dole edhe kundër UҪK -ës në mjetet e informacionit. Veten e ke këmbekrye te romani luftës “Me tre varre” (2002). Nuk e ke fajin ti si “analist politik”, po partitë politike shqiptare në pushtet e opozitë, që edhe sotekësajdite, ende të shëtisin me vende pune nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”.
Eçuditshme?! Vetëm Partitë Politike Shqiptare, ende nuk mësojnë nga gabimiet historike.../Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave