Gjergj Kastrioti, udhërrëfyes që na rikthen në mesin e familjes europiane
Gjergj Kastrioti, udhërrëfyes që na rikthen në mesin e familjes europiane 29.04.2024 | 02:52
Nga Gjon Keka 
 
Ta kesh një Gjeneral të të gjitha kohërave dhe një kryezot si Gjergj Kastrioti dhe ta mohosh atë e njollosësh është mëkati më i madh që dikush mund t'ia bëjë vetes, kombit të tij dhe shtetit të tij.
 
Një kryehero të tillë që e gjitha Europa dhe Bota e admironte aq shumë sa e imitonin atë duke i marrë simbolet e tij, dhe duke i dërguar edhe ushtarë në mesin e tij që të shohin më nga afër krahun e këtij gjenerali të pamposhtur të Arbërisë.
 
Si është e mundur që nga një komb i bekuar që patëm në mesin tonë njerëz kaq të mëdhenjë sikur ishte Mbreti Pirro, Mbretëresha Teuta, Gjergj Kastrioti etj, ka ardhur në atë gjendje sa t'i mohojë, t'i njollos dhe të mos u ngjajë aspak atyre as për nga imazhi, e as për nga jeta e vepra fisnike iliro-arbërore që ata patën gjatë kohës sa ishin në tokë dhe bënë mrekulli.
 
A nuk do të ishte një bekim tepër i madh që jo vetëm t'ia festojmë si shtet i Kosovës dhe si komb në përgjithësi Ditëlindjen e 619-t kryezotit arbëror Gjergj Kastrioti ,por edhe ta mbajmë atë si një yll udhërrëfyes që na rikthen fuqishëm si faktor në mesin e familjes europiane aty ku ai e dha kontributin e tij kolosal si mbrojtës i civilizimit të përbashkët të kontinentit të Europës.
 
Nëse duam që si popull, si komb e shtet të kemi të ardhme të ndritur ,sëpari duhet të mos harrojmë se kush na bëri me identitet kombëtar, kush na dhuroi flamurin e bekuar,,kush na dha frymën e Lirisë i pari, kush na rikthej në hartën e familjes europiane, sepse armiqët donin të na shlyenin përgjithmonë nga harta, edhe pse ishim komb autokton nga më i lashtë i Gadishullit Ilirik dhe Kontinentit europian, një komb i lashtë krahas kombit më të lashtë të Izraelit. Kombi arbëror dhe kombi izraelit janë ndër më të vjetërit në histori, këtë e dëshmojnë faktet historike.
 
Për të patur bekimin ne si komb duhet që të mos i lëmë rrënjët tona të lashta pa fryte pasardhësish, duke u kapur pas iluzioneve ideologjike fetare të huaja apo shkombëtarizimeve tjera, sepse vetëm duke qenë arbëror me identitet dhe duke patur si yll udhërrëfyes dhe duke plotësuar testamentit e Gjergj Kastriotit ne mund të kemi të ardhmen të sigurtë dhe të bekuar e të lirë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë si dhe të bashkuar me familjen e përbashkët dhe të natyrshme europiane.
 
Me pak fjalë Gjergj Kastrioti,shfaqet në linjën e mbretërve iliro-arbëror si një yll i përmasave të mëdha dhe të përjetshme dhe ndoshta nuk kishte asnjë princ përpara tij që të ishte më i denjë për pseudonimin:„Gjergji i Madh i Arbërisë“. Të gjithë ata që kanë lexuar,i njohin veprat e tij të pavdekshme dhe ndryshimin rrënjësor që solli në Arbëri dhe Europë, ai ishte i pari që mbolli Pemën e Lirisë dhe u bë Mburojë apo Shkëmbi që asnjë armik apo dallgë nuk mund ta kalonte, dhe i cili e mbrojti jo vetëm atdheun e tij,por edhe Europën në përgjithësi nga barbaritë e sulltanëve.
 
Përveç kësaj, ai mund të quhet edhe një"Arbëror unik" në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse ai ngrihet mbi të gjithë mbretërit apo udhëheqësit e tokës në atë kohë, sepse ai në fakt ishte një udhëheqës i urtë, trim dhe i fuqishëm që duhej të shihte gjithçka dhe të përjetonte gjithçka vetëqënia e popullit dhe e vendit të tij arbëror ,ai ishte në zemër dhe ky fatos i Arbërisë ishte i destinuar nga Providenca të merrte fronin arbëror, t'i bashkonte arbërorët dhe të shkëlqente mbi të deri në frymën e fundit të jetës së tij mbi tokën e tij arbërore europiane./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave