Si ta uroj sot Kosovën
Si ta uroj sot Kosovën 18.04.2024 | 02:35
Nga: Ndue Dedaj
 
Gëzofsh Kosovë! Me faqe të bardhë e dinjitet! Dje në Këshillin e Europës ishte një ditë e lume për ty. 131 deputetë të Asamblesë Parlamentare votuan që Ti të anëtarësohesh në këtë forum të lartë ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, demokracionë dhe sundimin e ligjit në Europë, me seli në Strasburg të Francës.
 
Ditë ndër ditët e tua historike. Deomos që e meriton, madje e ke merituar me kohë me luftën tënde të pashëmbullt për liri e pavarësi. Do të ishte bukur një poemë për ty në këtë ditë, një festë në Prishtinë, një koncert... Mirëpo sot, Kosovë e dashur, gjaku im, ti je në një ditë zije, pasi një grua e re është vrarë dje në Pejë. Presidentja e Republikës Osmani me të drejtë e ka shënjuar kështu këtë ditë. Se vetëm para pak ditësh është vrarë dhe një tjetër grua në Ferizaj. Dhe tre muaj më parë një tjetër grua në Prishtinë!...
 
Je vrarë dhe Ti ngapak me secilën nga këto vrasje, Kosovë! Jemi gjymtuar të gjithë ne. Se një vend, një komb, një shtet nuk janë malet e fushat, flamuri e kushtetuta, por në radhë të parë njeriu! Ai njeri që e kanë vrarë aq shumë të huajt, po vritet dhe nga vetë ne! Për më tepër në familje. E rëndë ta thuash, por e vërteta është e pamëshirshme dhe ndaj vetes. Ato tre gra, të gjitha në moshë te re, kishin emra. Liridona Murseli, 33 vjeç. Erona Cokli, 21 vjeç. Gjuljeta Ukella, 43 vjeç. Kishin fëmijë. Kishin të ardhme. Krimi i la pa to. Po pse e fituam lirinë nga sundimi serb? Që të vrasim veten në demokraci, me dorën tonë! “Në 13 vite, 2010 - 2023, në Kosovë janë vrarë 55 gra”, thotë statistika e kriminalitetit.
 
Desha të të uroja Kosovë, rrofsh e qofsh gjithmonë e jetës, pa u ndalur drejt Europës. Por njëherësh më duhet të të ngushëlloj, mos paç më ngjarje të tilla vrastare të grave dhe të askujt…
 
Një meshë për ty sot Kosovë! Për paqen tënde shpirtërore…/Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave