Ramushi, unë nuk e di…
Ramushi, unë nuk e di… 28.08.2019 | 12:00
Shkruan: Lis Bukuroca
 
Unë nuk dija si rritet paga, por ajo u rrit nga 1.3oo në 2959, për kravata dhe jam pendu. Unë nuk dija si shkëputet Çakorri, por e firmosa dhe për çudi, Çakorri u shkëput! Mirëpo, është i joni!Unë i kam bërë edhe dezertorët në Dukagjin veteranë, sepse ata janë tutë shumë tu ikë!
 
Unë nuk di si jep njeriu dorëheqje, por e bana dhe marr vendime si kryeministër!
 
Unë nuk di pse jam mysliman, jam Gjokaj, por jam mysliman.Unë nuk di si ruhet buxheti i shtetit, por e di mirë si ruhen diskotekat e Zvicrës!Unë nuk kam punësua të afërm, por e kanë bërë të tjerët dhe e kam marrë vesh nga mediat! Nuk e di, por mora vesh nga gazetat, se në telekom janë punësue 1oo veta dhe kjo zbrit papunësinë!
 
Unë iu kam dhanë Grupit të Kumanovës 219.ooo euro, 6o milionë ua kam falë qytetarëve tanë, veteranëve të rinj për dhjetë vjet ua jap 318 milionë; asht mirë sepse une due me pasunue çdo banorë të Kosovës, për mos me ikë jashtë.Unë nuk e di, por mendoj se kemi pasë qeverinë ma të madhe në botë dhe kjo tregon sa shumë dashni kemi për Kosovën,  si e luftojmë papunësinë dhe krimin.Mediat po thonë se pushimi në Zvicër, në hotelin “Carlton” të Saint Moritz më ka kushtu 8o.ooo franga, por unë nuk e di. Unë fitoj shumë ma shumë se sa muj me harxhue.
 
Nëse më rivotoni, do të bëhem më i mençur, sepse lexova tri faqe nga libri i Macchiato Velit dhe do t‘i lexojë edhe disa statuse të tij!
 
Kam pasë nderin ta takojë; është filozof i shquar, gjinekolog dhe androlog i madh! Nuk e di saktë, por mendoj se është arbëresh i Italisë, dhe emri i vërtetë duhet të jetë Makiato Velia! Shoku i ngushtë i tij është Kapuqino Pizaiolo.
 
Nëse më votoni, Maikato Velinë do ta bëjë kryetar të 400 këshillanave, se sepse due me punue ma mirë! Hapat për gjumë dhe qetësim do t‘i do ta keni falas! Edhe viagrën nëse më votoni vetëm mue!
 
Dikush mendon se unë nuk lexoj, por gabohen. Unë kam lexua libra të trashë pa syrete, si “Komedinë tokësore” të  Dante Ali Gerës, pastaj librin me poezi të Kadaresë, “Kush e solli Vjosën!” Ky m’u pat lut mu fotografu me mue si shqiptar shembullor dhe europian i madh. Dhe ia plotësova dëshirën!
 
Do ta lexojë edhe librin e Sharl Marksit, “Kapitalizmi është fukarallëk!” E kam lexue edhe librin e Hashimit. Asht roman fantastik.
 
Nëse më votoni, për katër vitet e ardhshme, do ta zvogëlojë hala papunësinë dhe do të mundohem me ba çdo kosovar milioner. Do të punësojë ma shumë këshillana dhe ma shumë qeverivirana. E keni meritu me ju xhet punë.  Ju për mu të gjithë meritoni mu ba veterana. Une e di sa kini hekë ju! Vetëm shpirti jem e di sa kam vujtë për juve! Dhe, mos harroni, unë jam ma i meçëm se Rexhep Qosja. Ai ka pasë ma pak vota se une!/Express
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave