John Belushi, emri i vetëm shqiptar në pllakat e Hollivudit
John Belushi, emri i vetëm shqiptar në pllakat e Hollivudit 25.01.2024 | 12:36
John Belushi (24 janar 1949- 5 mars 1982), ishte aktor dhe këngëtar nga ShBA me prejardhjen shqiptare. 
 
Belushi lindi në Chicago, Illinois. Ishte djali i Agnes Belushi dhe Adam Belushi. Mbiemri i familjes gjatë emigracionit ishte Bellios, ose Belliors.
 
Belushi i vogël u rrit në kishën Orthodokse Shqiptare e më pas jashtë Çikagos në Uiton (Wheaton), ku bëhet pjesë e skuadrës së futbollit. Aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe Coolege of DuPage afër Çikagos.
 
Vëllai më i vogël, James Belushi, është edhe ai aktor dhe humorist. John takon gruan e tij të ardhshme, Judy Jacklin, gjatë vitit të dytë të gjimnazit.
 
Ata do të qëndrojnë bashkë deri në vdekjen e tij.
 
Belushi fiton famë kombëtare nga roli i tij tek Saturday Night Live. Mes dy sezoneve të spektaklit, realizon një nga filmat e tij më të famshëm, “Animal House”.
 
Më 1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin “The Blues Brothers”.
 
Nga përdorimi i gjatë i drogës ai vdes më 1982 në moshën 33 vjeçare./ KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave