“Me tepih për Kosovë”, një video kreative e realizuar nga një mërgimtar
“Me tepih për Kosovë”, një video kreative e realizuar nga një mërgimtar 16.07.2020 | 11:25
Duan me çdo kusht të vinë në Kosovë. Këta fëmijë insistojnë të nisën për atdhe, por për shkak të pandemisë covid19 atyre iu pamundësua . Tani, ata kanë gjetur një zgjidhje. Ato do vinë më ‘‘tepihun magjik’’.
 
Perparim Meha, nga Prekazi i Drenicës por që jeton në Belgjike, ka realizuar një video shumë interesante dhe kreative. Duke treguar kështu se si e ka gjetur ai menyrën për ti sjellë mbesat e nipin në Kosovë.
 
Përmes kësaj video të animuar, ai udheton jo më aeroplan, tren, anije e as veturë por me ‘‘tepihun e tijë magjik’’. Ai thotë se nuk është profesionist në këtë fushë të animacionit:
 
“Nuk jam profesionist, jam amator në këtë drejtim, e bëjë vetëm për hobi”, u shpreh ai për Indeksonline.
 
Meha, këtë video e ka ndarë në rrjetin e tij Facebook, duke shkruar: ‘‘Një Story / Përrallë argetuse e imagjinare e bërë nga shtëpija ..’’
 
Fëmijët shfaqën shumë të lumtur në këtë video, duke treguar kështu se sa shumë e duanë ata Kosovën. Një detaj mjaftë interesant shfaqet në fund. Me të arritur në Kosovë, ndalet energjia elektrike, dukuri kjo jo e rrallë në vend.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave