Djaloshi britanik i zhdukur nga viti 2017, gjendet në Francë pasi ‘shëtiti në male për ditë të tëra’
Djaloshi britanik i zhdukur nga viti 2017, gjendet në Francë pasi ‘shëtiti në male për ditë të tëra’ 15.12.2023 | 03:51
Një djalë 17-vjeçar britanik, i cili u zhduk në vitin 2017, është gjetur në Francë dhe do të kthehet së shpejti në shtëpi, njoftojnë autoritetet franceze.
 
Alex Batty, nga Oldham, Greater Manchester, nuk u kthye më nga një pushim në Spanjë me nënën dhe gjyshin e tij kur ishte 11 vjeç.
 
Ai u gjet, pasi kaloi gjashtë vjet i humbur, në qytetin Revel herët në mëngjesin e së mërkurës.
 
Prokurorët francezë thonë se identiteti i tij është konfirmuar nga familja e tij.
 
Ndërkohë, një student i mjekësisë tha për mediat franceze se e kishte parë Alexin duke ecur natën në shi të dendur dhe i kishte ofruar mundësinë ta merrte me veturë.
 
Pasi i dha fillimisht një emër të rremë, Alex i tregoi historinë e tij dhe tha se kishte ecur në male për më shumë se katër ditë në përpjekje për t’u kthyer në Angli.
 
Duke folur për Le Depeche, ai tha: “Ai [Alex] ishte mjaft i gjatë, biond. I veshur me xhinse të zeza, një bluzë të bardhë dhe një çantë shpine.
 
Gjithashtu mbante një skejtbord nën krah. Qëndrimi i tij më dha besim. Ai përfundoi duke hipur në furgonin tim.
 
“Minutat e para dukej pak i turpshëm, u përpoqëm të flisnim në frëngjisht, por vura re se ai nuk e zotëronte gjuhën. Vendosa të komunikoja në anglisht. Kur e pyeta se si quhej, ai bëri sikur quhej Zac dhe më pas vazhduam të bisedonim”.
 
“Folëm për më shumë se tre orë. Shumë shpejt, ai më dha identitetin e tij të vërtetë, Alex Batty, përpara se të më shpjegonte historinë e tij”.
 
Sipas Le Depeche, Alex i tha studentit se ai ishte rrëmbyer nga nëna e tij dhe kishte jetuar në një shtëpi luksoze në Spanjë me rreth 10 persona si pjesë e një “komuniteti shpirtëror”, përpara se të mbërrinte në Francë rreth vitit 2021.
 
Ai shtoi se Alex fillimisht kërkoi të shkonte në një qytet të madh ku mund të kontaktonte ambasadën, përpara se ta bindte të shkonte në një stacion policie aty pranë.
 
Policia e Mançesterit tha se ata ishin në kontakt me autoritetet franceze.
 
Një zëdhënës tha: “Ky është një hetim kompleks dhe afatgjatë dhe ne duhet të bëjmë hetime të mëtejshme, si dhe të vendosim masat e duhura mbrojtëse”.
 
Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) tha: “Ne po mbështesim një shtetas britanik në Francë dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave