Fotografi emocionuese nga lufta: Dy ushtarë të UÇK’së duke gatuar bukë
Fotografi emocionuese nga lufta: Dy ushtarë të UÇK’së duke gatuar bukë 01.07.2020 | 10:38
Një fotografi e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke gatuar bukë gjatë luftës, është bërë virale në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Metro. 
 
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forcë politiko-ushtarake e popullit shqiptar të Kosovës e cila ishte aktive mes viteve 1981 -1999 dhe që zhvilloi luftë me forcat ushtarake të shtetit të Serbisë.
 
Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.
 
Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.
 
Ndërkaq prej dje është rikthyer në vëmendje edhe njëherë lufta e UÇK’së, pas akuzave që Prokuroria Speciale ngriti për dy ish-themeluesit e kësaj ushtrie, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
 
Një fotografi e publikuar nga faqja në Facebook ‘Fotografitë që kanë bërë historinë’, është me të vërtetë emocionuese dhe shumë domethënëse.
 
Aty shihen dy ushtarë të UÇK’së duke gatuar bukë, në kohë të luftës. /gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave