Gazetari ndërkombëtar që ia kishte shpëtuar jetën familjes Avdimetaj nga Deçani
Gazetari ndërkombëtar që ia kishte shpëtuar jetën familjes Avdimetaj nga Deçani 13.06.2020 | 11:54
Fotografia që u shkrep nga një gazetar ndërkombëtar ka mbetur përgjithmonë pjesë e historisë së familjes Avdimetaj.
 
21 vjet më pas, janë kthyer në vendin e njëjtë.
 
Atëbotë, vajza ishte 5 muajshe dhe nuk kujton asgjë nga ajo kohë.
 
Por babai i saj, si shumë herë tjera, po i shpjegon asaj ngjarjen që kishte ndodhur para dy dekadash, raporton T7.
 
Por më shumë se gjithçka ngjarjen e asaj dite të rëndë, e shpjegon kjo fotografi që ka mbetur përgjithmonë pjesë e historisë së familjes Avdimetaj nga Isniqi i Deçanit.
 
Në prill të vitit 1999, Murati bashkë me gruan, babain dhe vajzen e tij dhe banorë të tjerë, ishin nisur për në Shqipëri.
 
Papritmas hasën në ushtrinë serbe.
 
Murat Avdimetaj, i mban mend mirë, kërcënimet e frikshme që ata ua bënë.
 
Por Avdimetaj thotë së ata shpëtuan për shkak të dy gazetarëve që fatmirësisht për ta, qëlluan në atë pjesë.
 
Pasi kaluan edhe 30 ditë në fshat, ata dhe 30 bashkëfshatarë të tjerë vazhduan rrugën për në Shqipëri.
 
Ndërsa pas rikthimit nga Shqipëria, ai vijoi punën në shkollën e fshatit.
 
Ndonëse nuk e kishte idenë se kjo fotografi ekziston, një familjare e tij e gjeti të njëjtën në internet.
 
E tash foshnja që atëbotë i kishte 5 muaj, i ka mbushur 22 vjet.
 
Ilirjana Avdimetaj tregon se shpesh pyetet nga shoqet e veta rreth historisë së kësaj fotografie, që bëri mjaft bujë.
 
Ndryshe me 25 maj të këtij viti, u shënua 22 vjetori i fillimit të luftës frontale në Strellc të Epërm./T7
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave