Mes lotësh, babai i Klodian Rashës dhuron paratë për shërimin e vogëlushes nga Shkupi: Vrasja e djalit tim ishte bombë, mos merrni jetë!
Mes lotësh, babai i Klodian Rashës dhuron paratë për shërimin e vogëlushes nga Shkupi: Vrasja e djalit tim ishte bombë, mos merrni jetë! 19.12.2020 | 09:49
Mes lotësh, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha, ka vendosur të dhurojë të gjitha paratë që i janë mbledhur si ndihmë pas vdekjes së të birit për kurimin e vajzës së vogël nga Shkupi, Adisa, që vuan nga skoliozë, dhimbja e së cilës është paraqitur këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, në News24.
 
Në një lidhje për emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, i ati i 25-vjeçarit të ndjerë ka rrëqethur me fjalët e tij, teksa ka shprehur dhimbjen e madhe që i ka lënë vrasja e të birit, duke thënë se ishte një bombë që nuk përjetohet.
 
“Ju falënderoj që ndatë dhimbjen bashkërisht për djalin tim. Dhimbja e djalit tim është dhimbja e gjithkujt, është fatkeqësi e rëndë, është një bombë që nuk përjetohet, por mua më ra përpjesë. Mendova që pjesën time, për interesimin që bënë për djalin tim, që u munduan të ma lehtësonin dhimbjen, duke qenë se në shtëpinë time shumë njerëz kanë ardhur për të kontribuar për shpirtin e Klodianit, të mund t’ua kthej këtë në një gëzim. Nuk mund të pranoj t’i fus në shtëpi ndihmat që na kanë dhënë për Klodianit, se ai cfarë pati e mori me vete. Të mundohemi të shërojmë një zemër nëne, një zemër prindi, një plagë. Apeli im është mos lëndoni nëna, mos lëndoni zemra, mos merrni jetë. Duke falënderuar babain e artistit Noizy e të gjithë ata që më kanë ndihmuar, kam vendosur t’ia dhuroj paratë vajzës, që po dergjet.Të gjitha ndihmat për Klodianin t’i kalojnë shërimit të asaj vajze. Zoti e shëroftë. Plagë të tilla mos përjetoftë askush”, tha i ati i të ndjerit.
 
Elvis Naçi: Jemi gjithë shumë të emocionuar këtu, na i mbushi sytë dhe zemrat me lot.
 
Qazim Rasha: Jam pa fjalë, çdo zemër të shërohet, asnjë zemër të mos lëndohet. Çdo nënë të gëzojë, çdo fëmijë të jetojë. Zoti i begatoftë zemrat e çdo shqiptari, asnjë familje mos e provoftë. Mundohuni të shëroni zemra, mos u mundoni të plagosni zemra.
 
Elvis Naçi: Çdo donacion që bëhet sot të shkojë për shpirtin e Klodit e të shkojnë për Adisën e vogël. Zoti ju bekoftë edhe ju Qazim pas asaj sprove që kaluat (BalkanWeb)
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave