Pamje emocionuese/Dy vogëlushet të vetme bën 42 orë rrugë nga Gjermania për ta befasuar gjyshën në Kosovë
Pamje emocionuese/Dy vogëlushet të vetme bën 42 orë rrugë nga Gjermania për ta befasuar gjyshën në Kosovë 21.12.2020 | 09:28
Një thënje thotë “Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj”.
 
Ndonëse vera ishte e zbehtë pa ardhjen e bashkëatdhetarëve, malli dhe dashuria për tokën e të parëve, nuk i la të qetë.
 
Pritje të mërzitshme në kolona, e rrugë të gjata, mërgtimtarët u nisën për t’u çmallur me të afërmit e shtëpitë e tyre.
 
Edhe dy vogëlushet, Tara dhe Hira, (10 dhe 8 vjeç), të cilat jetojnë në Waldshut të Gjermanisë, morën të vetme, pa prindërit, rrugën për në Kosovë, transmeton Indeksonline.
 
Dy motrat i hipën të shtunën autobusit, dhe mbërritën në orën 3 të mëngjesit, pas plot 42 orë rrugë.
 
Përmes një videoje, mund të shihni se si ato vrapojnë posa hyn në shtëpinë e gjyshërve në Prizren, për ta befasuar gjyshën e tyre.
 
Derisa gjyshja ishte në gjumë, ato i hidhën në përqafim,  e fjalët e gjyshës janë tejet emocionuese.
 
Prindërit e këtyre dy vogëlusheve kanë treguar për IndeksOnline se ato shprehën vet dëshirën të niseshin për në Kosovë, derisa thonë se janë shumë të lumtur që ato e duan vendin e tyre. E për këtë i kanë dërguar me shumë dëshirë për në vendlindje.
 
Tara dhe Hira do të qëndrojnë deri më 6 janar.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave