Ish-ambasadori gjerman në BeH: Perëndimi ta mbështes Kosovën për anëtarësim në NATO dhe BE
Ish-ambasadori gjerman në BeH: Perëndimi ta mbështes Kosovën për anëtarësim në NATO dhe BE 22.03.2024 | 15:39
Ish-ambasadori gjerman në Bosnje e Hercegovinë dhe ish shef i zyrës Gjermane në Prishtinë, Michael Schmunk, ka folur për situatën politike në Ballkanin perëndimor me theks të veçantë për proceset npër të cilat po kalon Kosovë.
 
Ish-diplomati gjerman, ka theksuar se Kosova ka kaluar në një periudhë të komplikuar, e cila burimin e ka të Serbia. Por siç ka thënë ai Kosova ka arritur ta menaxhoj mirë situatën.
 
Schmunk ka folur për marrëveshjen e Bruksel, duke thënë se kryeministri i Kosovës Alabin Kurti kishte vullnet për të nënshkruar marrëveshjen, por ishte presidenti serb Vuçiq që nuk ishte i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë.“Rekomandimi im është Kosova të vazhdoj të jetë e qetë, që të vazhdoi të demonstroi vullnetin për ta nënshkruar atë. Unë besoj se marrëveshjet janë të mira e të drejta”, ka thënë ai.
 
Për këtë ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të konsultohet me Washtingonin dhe Brukselin. “Por unë besoj se topi është në fushën e Serbisë e jo të Prishtinës”, ka theksuar Schmunk.Ish-ambasadori gjerman, Michael Schmunk në këtë intervistë për RTK-na ka folur edhe për mundësin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
 
“Shpresojmë që Kosova do të arrijë edhe në NATO edhe në BE sa më shpejtë që është e mundur. Mendoj se i mbetet perëndimit që ta mbështes Kosovën ku do që është e mundur që të bëhet ky lloj përafrimi”, ka ish-diplomati gjerman.Ai ka theksuar se Qeveria në Berlin është duke punuar fort që të përshpejtoj procesin për Ballkanin perëndimor.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.