Avokati i Popullit: Institucionet vendore të ushtrojnë presion tek autoritet përgjegjëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Avokati i Popullit: Institucionet vendore të ushtrojnë presion tek autoritet përgjegjëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur 26.04.2024 | 14:31
Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur.Çelaj ka thënë se ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave të zhdukur dhe sipas tij ky është një fakt shqetësues dhe i pa drejtë për viktimat.
 
Çelaj, u bëri thirrje institucioneve vendore dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar pa kompromis që të ushtrojnë presion për të detyruar autoritet përgjegjëse të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe të dhënat që qojnë tek zbardhja e fatit të personave të zhdukur.“Me rastin e Ditës kombëtare të personave të pagjetur dua të falënderoj secilin për kontributin dhe angazhimin për përmbushjen e një pjese të detyrimit që ka shteti për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, në shënim e kujtim të krejt vuajtjeve e sfidave që sot ballafaqohen familjarët e të zhdukurve në Republikën e Kosovës. Patjetër një falënderim shkon për vitet para luftës, gjatë luftës, pas luftës që kanë dhënë kontribut të veqantë me evidentimin e asaj që ka ndodh, dokumentimin e asaj që ka ndodh pas përfundimit të luftës dhe ngritjen e zërit”, ka thënë Qelaj.
 
Avokati i popullit rikujtoi detyrimet që ka shteti për tu garantuar viktimave dhe familjeve të personave të zhdukur të drejtën për të ditur të vërtetën për fatin e familjareve të zhdukur me forcë dhe për të garantuar drejtësi për viktimat.“Kur kanë kaluar më shumë së 25 vite ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave të zhdukur ky është një fakt shqetësues dhe i pa drejtë për viktimat. Prandaj avokati i popullit i bën thirrje institucioneve vendore dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar, pa kompromis të ushtroj presion për të detyruar autoritet përgjegjëse të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe të dhënat që qojnë tek zbardhja e fatit të personave të zhdukur”, ka thënë Qelaj. /eo.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.