Deputeti gjerman: Gabim i rëndë lidhja e anëtarësimit në KiE me Asociacionin
Deputeti gjerman: Gabim i rëndë lidhja e anëtarësimit në KiE me Asociacionin 08.05.2024 | 12:11
Lidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte gabim i madh, ka thënë deputeti gjerman Thomas Hacker. Deputeti gjerman, Thomas Hacker përmes një postimi në rrjetin social “X” i njohur më parë si Twitter ka thënë se “sërish, duket se shtetet perëndimore nuk kanë mësuar nga gabimet e shkuara”.
 
Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca, kanë përsëritur të hënën se procedimi i drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për interpretim në Gjykatën Kushtetuese do të ishte sinjal i mjaftueshëm për ta siguruar mbështetjen në vendimmarrjen finale të Këshillit të Evropës këtë muaj.Britania e Madhe është shteti më i fuqishëm brenda KiE-së që i ka ofruar Kosovës mbështetje pa kushte shtesë për anëtarësim në këtë organizatë.
 
Derisa shtetet e QUINT-it ia kanë përmendur Asociacionin si parakusht, kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar mbështetjen pa kushte edhe të Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës.Pas votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare, tani çështja e anëtarësimit të Kosovës kalon në duart e ministrave të Jashtëm të KiE-së, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Mbledhja e radhës e ministrave do të mbahet më 16-17 maj.
 
Linking the membership of #Kosovo to the Council of Europe with the implementation of the Association of Serb Municipalities would be a grave mistake
 
. Again, it seems that some Western countries didn’t learn from past mistakes.
(TH)— Thomas Hacker (@hacker_fdp) May 7, 2024
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.