Hoti: Qeveria do të ndajë një fond për familjet e prekura nga vërshimet
Hoti: Qeveria do të ndajë një fond për familjet e prekura nga vërshimet 13.01.2021 | 09:51
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria do të ndajë një fond për t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet.
 
Hoti, ka vizituar sot komunën e Vushtrrisë për t’u njoftuar nga afër me dëmet të cilat i kanë shkaktuar kësaj komune reshjet atmosferike të ditëve të fundit.
 
Hoti me këtë rast tha se fondi pritet të ndahet në bazë të kapaciteteve që ka Qeveria e Kosovës.
 
“Në Qeveri do të ndajmë një fond në bazë të mundësive që t’u ndihmojmë familjeve në nevojë nga vërshimet. Ne jemi në tërën çdo ditë, jam takuar me kryetarët e komunave që kanë dalë në teren”, shtoi Hoti, transmeton lajmi.net.
 
Hoti edhe një herë ka përgëzuar FSK-në, Agjencinë e Emergjencave dhe Shtabet Lokale të cilat pandërprerë janë në terren në mbikëqyrje të situatës dhe ofrim të ndihmës për qytetarët dhe familjet e prekura nga vërshimet.
 
Kosova u përballë me vërshime të shumta gjatë ditëve që lamë pas si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, që shkaktuan edhe dëme ekonomike në familje të ndryshme./Lajmi.net/
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.