Hoti viziton IKSHPK-në në ditë feste, thotë se gjendja është e rëndë
Hoti viziton IKSHPK-në në ditë feste, thotë se gjendja është e rëndë 31.07.2020 | 21:28
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka qëndruar sot për vizitë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për të parë nga afër gjendjen dhe për të diskutuar me personelin mjekësor.
 
Duke folur para mediave, Hoti tha se e ka të qartë që personeli shëndetësor në Kosovë është lodhur tej mase nga kjo gjendje, dhe se sot ka shkuar që ta tregojë vlerësimin për punën e tyre, shkruan lajmi.net.
 
“Personeli mjekësor në këtë ditë feste janë në krye të detyrës, nuk mund ta lënë frontin… E di që janë lodhur tash e gjashtë muaj që përballen me këtë situatë…. Jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë, për të dëgjuar vlerësimin e tyre dhe parashikimet për javët dhe muajt e ardhshëm, për përgatitjet që ne duhet bërë”, tha Hoti.
 
Hoti tha po ashtu se gjendja aktuale është e rëndë, mirëpo se falënderon qytetarët që në këtë ditë feste po i respektojnë masat, dhe se sipas tij apeli i qeverisë ka dhënë efekt.
 
Ai shton se shpreson që qytetarët të vazhdojnë me respektimin e masave edhe në ditët pasuese.
 
Siç u shpreh kryeministri, është mision kombëtar për t’i dalë ballë kësaj pandemie, dhe këtë po e bëjnë mjekët duke rrezikuar edhe jetët e familjarëve të tyre. /Lajmi.net/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.