Osmani para mbledhjes së OKB-së: Kosova, storie suksesi pas sakrificës
Osmani para mbledhjes së OKB-së: Kosova, storie suksesi pas sakrificës 22.04.2024 | 15:10
Presidentja Vjosa Osmani në prag të nisjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka garantuar që do të dëgjohet zëri i qytetarëve të Kosovës dhe thirrja për drejtësi.
 
Presidentja Osmani në videon e realizuar në Nju Jork, i ka quajtur heroina pjesëmarrëset e mbledhjes që nis duke filluar nga ora 16:00, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.
 
“Jam me katër heroinat të cilat janë simbol i forcës, mbijetesës dhe sukseseve të Republikës sonë. Do ta përfaqësojmë Kosovën tonë, qytetarët tanë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit”, ka deklaruar e para e shtetit.
 
Osmani ka thënë se Kosova do të paraqitet si vendi prej nga kanë dalur storje të shumta suksesi, pavarësisht plagëve që la lufta.
 
“Ne do të sigurohemi që të dëgjohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë, të dëshmojmë se si Kosova është storie suksesi përkundër përballimit të dhimbjeve të shumta dhe sakrificës së jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.
 
Presidentja ka thënë se do ta shpalosin sërish kërkesën për drejtësi dhe rrezikun ende aktual të sigurisë pas veprime destablizuese të Serbisë.
 
“Fatkeqësisht 25 vite pas luftës akoma nuk ka drejtësi për 13,000 viktima civile, nuk ka drejtësi për mijëra gra të dhunuara, për mijëra fëmijë që janë vrarë e as nuk ka përgjigje për mijëra të zhdukur me dhunë që janë akoma në varreza masive në Serbi”, ka thënë Osmani.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.