Kamberi ia prezanton Vuçiqit kërkesat e shqiptarëve sipas Planit 7 pikësh
Kamberi ia prezanton Vuçiqit kërkesat e shqiptarëve sipas Planit 7 pikësh 26.02.2024 | 03:20
Deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendi ne Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të konsultave për formimin e qeverisë. Pas takimit, Kamberi ka thënë se shqiptarët janë për integrim, përmes planit shtatëpikësh dhe zhvillimit ekonomik.
 
Deputeti Shaip Kamberi ka thënë se nuk është opsion që lista “Vazhdon lufta politike e shqiptarëve”, të cilës ai ishte kryesues në zgjedhjet e dhjetorit, të jetë pjesë e Qeverisë së re të Serbisë.
 
“Bashkë me Nevzadin, kryetarin e Këshillit kombëtar shqiptar dhe Rahimin, personin e autorizuar të Listës zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi”, në kuadër të konsultimeve për themelimin e qeverisë, takuam presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq:, ka thënë Kamberi
 
Ai ka deklaruar se Vuçiqit ia kanë  prezantuar kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qendror, por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal.
 
“Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë. Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici”, ka thënë ai.
 
Kamberi ka deklaruar se me presidentin Vuçiq kanë diskutuar edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.
 
“Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë. Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë. Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullsisë shumicë në Luginë të Preshevës. Beteja jonë në realizim e kërkesave tona vazhdon!”, ka thënë Kamberi.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.