Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë, liderët realizojnë foton familjare
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë, liderët realizojnë foton familjare 01.03.2024 | 00:00
Ashtu si dje, pjesëmarrësit në samitin e Ballkanit Perëndimor me BE, kanë bërë dhe foton familjare, siç e përcakton edhe protokolli.
 
Të pranishmit, presidentë e kryeministra, por dhe përfaqësues institucionesh me rëndësi, ku nuk mund të mungojë dhe i zoti i shtëpisë, Edi Rama, kanë bërë foton dhe më pas janë futur në samit për të vijuar diskutimet e tyre.
 
Samiti është në vazhdën e planit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
  
Në këtë Samit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë përmes një video-adresimi.
 
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:
 
-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian. 
-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.
-Përshpejtimi i reformave themelore
-Rritja e ndihmës financiare
 
BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.