Serwer: SHBA duhet të kthehet në favorizimin e miqve të saj në Ballkan, Serbia nuk shkëputet nga Rusia
Serwer: SHBA duhet të kthehet në favorizimin e miqve të saj në Ballkan, Serbia nuk shkëputet nga Rusia 21.03.2024 | 02:56
Profesori i njohur nga Shtetete Bashkuara të Amerikës Daniel Serwer, ka reaguar pas deklarimit të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë se aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova.
 
Serwer ka bërë thirrje për një qasje më të qartë nga ShBA në mbështetje të aleatëve të saj në Ballkan, në kontekstin e një lidhjeje të pandryshuar të Serbisë me Rusinë.
 
“Ambasadori amerikan vlerëson bashkëpunimin ndërmjet ShBA-së dhe forcave serbe, edhe pse presidenti serb ka deklaruar qartazi ambiciet e tij për aneksimin e mundshëm të Kosovës. Si mund të rekoncilohen këto qëndrime? Nuk është e ndërlikuar. Serbia e shfrytëzon bashkëpunimin për të përfituar nga stërvitjet dhe të mësuarit e inteligjencës, që më pas mund t’i përdorë kundër interesave të NATO-s në rajon, dhe me siguri ia raporton gjetjet Moskës”, tha ai.Njohësi i menaxhimit të konflikteve pohoi se Shtetet e Bashkuara duhet të rishikojnë qasjen e saj ndaj Serbisë dhe të sfidojë aspiratat e saj, si dhe të atyre ruse, për ekspansion etno-territorial.
 
“Është koha të ndalemi nga mbështetja e Beogradit që ka treguar vazhdimisht se është i lidhur me Rusinë. Vuçiq ka treguar që nuk do të hezitojë të vepron kundër Kosovës në momentin që i përshtatet,” thekson Serwer.Profesori amerikan sugjeroi disa hapa konkret që SHBA-ja duhet të marrë, duke filluar nga theksimi i nevojës për drejtësi në rastin e incidenteve të sponsorizuara nga Beogradi në territorin e Kosovës, mbështetja e Prishtinës në objektivat e saj ndërkombëtare, dhe një qëndrim i fortë kundër manipulimeve të mundshme në zgjedhjet serbe.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.