Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për ta destabilizuar Ballkanin
Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për ta destabilizuar Ballkanin 28.02.2024 | 03:55
Pas përfundimit të Samitit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky kanë dal në konferencë të përbashkët për mediat.
 
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shtetet e Ballkanit duhet të jenë bashkë, pasi Rusia do të bëjë gjithçka për ta destabilizuar rajonin. Zelensky ka thënë se mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian.
 
“Ky Samit sot ishte bashkim. Shtetet e Ballkanit duhet të jenë bashkë, sepse Rusia do të bëjë gjithçka për ta destabilizuar Ballkanin. Rusia nuk do të ndalet. Do të përdorë taktika tjera, do të tentojë ato në vende që mund të ketë sukses, sidomos në ato të vogla si Moldavi, vendet e Baltikut apo të Ballkanit”, ka deklaruar Zelensky.
 
Ai ka theksuar se të gjitha vonesat me furnizime, gjitha hezitimet e inspirojnë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Gjithashtu ka kërkuar mbështetje në formulën 10-pikëshe të tij për paqe.
 
“Lufta është nisur nga një person i vetëm, por puna për paqe është punë që duhet bërë gjithë bashkë. Gjithë ata që vlerësojnë rregullat, rendin botëror, duhet të na mbështesin”, ka thkesuar Zelensky.
 
Edhe kryeministri Rama ka deklaruar se ka një rrezik të qartë dhe real për destabilizim në rajonin e Ballkanit, i cili ka historitë e tij të luftërave. Për të shmangur këtë tha Rama, Ballkani po punon drejt forcimit të institucioneve që konfliktet të zgjidhen me bisedime paqësore.
 
“Në Ballkan ne nuk jemi një rajon pa probleme, jetojmë në një terren ku është derdhur shumë gjak. Në të njëjtën kohë duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për atë çka është interes i përbashkët dhe pastaj të diskutojmë paqësisht për atë që nuk biem dakord. Duhet të forcojmë institucionet, ekonominë dhe demokracinë tonë dhe sa më shumë fuqi të marrim në këtë drejtim aq më pak do të jemi të rrezikuar për atë që është ende e pazgjidhur. Edhe një herë po ka në rrezik të qartë real për Ballkanin Perëndimor, pro askush nuk duhet ta shoh se ushtria ruse vjen këtu, por ajo që ndodh në Ukrainë mund të përsëritet në mënyra të ndryshme duke vënë në pikëpyetje themelet e rendit tonë botëror”, ka theksuar Rama.
 
Nërsa, presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij.
 
“Falënderoj popullin tuaj dhe gjithë shqiptarët për mbështetjen e sinqertë që keni dhënë për Ukrainën. U falënderojmë për mbështetjen e të gjithë paketave të ndihmës për ne. Jemi falënderues për kolegët që punojnë bashkë për rritjen ekonomike. Duhet të bëjmë gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime. Duhet të keni besim tek ne dhe stabilitet që do t’i sjellim BE. Mbështesim integrimin ne vendeve të BE. Faleminderit për bashkëpunimin dhe vullnetin e qartë. Ukraina dhe gjithë rajoni i Evropës juglindore duhet të vijojë bashkëpunimin. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por përfundimi i saj duhet të jetë një punë e të gjithëve ne”, është shprehur ai.
 
Rama: Do të bëhet gjithçka për të ndihmuar Ukrainë
 
Kryeministri Rama ka theksuar se është një moment i veçantë për Shqipërinë, se mirëpret një udhëheqës të rezistencës.
 
“Jemi mbledhur kundër forcës neoimperialiste që kërkojnë të ndërtojnë. Jam i nderuar që patëm mundësi që të mbajmë qëndrimin tonë, jo vetëm si Shqipëri, por si bashkësi vendesh dhe kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim, që qëndrojnë pro Ukrainës”, theksoi Rama.
 
Kryeministri Rama ka deklaruar se do të bëhet gjithçka për të ndihmuar Ukrainën me gjithçka që ka nevojë.
 
Ai ka theksuar se është shqetësues që ndihma ndonjëherë ngec sepse Ukraina kthehet në një çështje të politikës së brendshme të vendeve, apo për shkaqe burokratike.
 
“E mbështesim Ukrainën në mënyrë të palëkundur. Do ta mbështesim për sa kohë do të jetë e nevojshme dhe sa të ndodhë një paqe që zgjat.
 
Shqipëria është një anëtare krenare, edhe pse e vogël e NATO-s. Bashkë me aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë, kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Në të njëjtën kohë, jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona. Jemi të ndërgjegjshëm se ajo që ka nevojë Ukraina, është mbështetja e të gjithëve, ndihma dhe mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve në bashkësinë tonë demokratike. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet, se Ukraina shndërrohet në çështje e politikës së brendshme të një vendi. Ose se ndodhin vonesa burokratike. Nëse demokracitë kanë procedurat e tyre, demokracitë janë më të vështira dhe komplekse për të punuar dhe sjellë rezultate, nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për asnjë sekondë së godituri për të pasur më shumë territor, për të marrë jetët e pafajshme”, ka deklaruar Rama.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.