Dom Pjetër Gruda, martir i persekutimit komunist, në përvjetorin e vdekjes
Dom Pjetër Gruda, martir i persekutimit komunist, në përvjetorin e vdekjes 13.01.2021 | 10:46
Më 13 janar kujtojmë përvjetorin e vdekjes së dom Pjetër Grudës, martir i fesë së krishterë gjatë persekutimeve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Dom Pjetër Gruda prifti i paralizuar që u mbajt i burgosur nga komunistët derisa vdiq.
 
Më 13 janar kujtojmë përvjetorin e vdekjes së dom Pjetër Grudës, martir i fesë së krishterë gjatë persekutimeve të diktaturës komuniste në Shqipëri, i paralizuar u mbajt i burgosur nga komunistët derisa vdiq.
 
Dom Pjetër Gruda, lindi në fshatin Grudë të Malit të Zi, më 1 gusht 1922. Studimet e formimin për meshtar i bëri në Kolegjin Saverian e Seminarin Papnor në Shkodër. Meshën e parë e kremtoi më 1946. Që nga ky vit filloi misionin e tij meshtarak duke u emëruar famullitar në Shkrel, prej nga më vonë u transferua në Sheldi, ku qëndroi deri në vitin 1967, vit ky kur u mbyllen Kishat dhe tempujt tjerë fetar nga regjimi komunist në Shqipëri. 
 
Pas mbylljes së tempujve dhe institucioneve fetare, dom Pjetër Gruda, si shumica e klerikëve tjerë, qe detyruar të punonte si punëtor krahu në Ndërmarrjen Bujqësore të Bushatit. Kështu krijimtaria e tij intelektuale, sepse dom Pjetër Gruda qe intelektual dhe artist i artit skenik, do të ndërpritej brutalisht nga regjimi çnjerëzor e antikulturor komunist.
 
Me talentit artistik që kishte, dom Pjetër Gruda do të ishte bërë regjisor i njohur, po të mos i ndërpritej brutalisht krijimtaria. Kujtojmë se vuri në skenë shumë pjesë teatrore, ndërmjet të cilave dramën përmendim "Flije Atdheut".
 
Në vitin 1972 ndërsa shërbente në Bushat u arrestua dhe u dënua më 20 vjet burgim si antipushtet e spiun i Vatikanit nga komunistët, dhe u dërgua me duar të lidhura në Ballsh të Sarandës, qytet në burgun e të cilit vdiq më 13 janar 1989, tre muaj para amnistisë së klerikëve.  Në kishën e Shkrelit është vendosur një pllakë përkujtimore, ku lexohet emri i tij dhe ai i dom Ndré Zadejës, poshtë të cilëve - shënimi "Martirë të Fesë" dhe me plotë të drejtë.
 
E sot duke përkujtuar këtë martir të fesë së krishterë e të vlerave të vërteta kombëtare shqiptare dhe intelektuale e artistike, po kujtojmë fjalët që Papa  Shën Gjon Pali II tha gjatë audiencës së mërkurës së datës 12 janar të vitit 2005. Ati i Shenjtë Karol Wojtila duke komentuar kreun 11-të të Librit të Zbulesës të Shën Gjonit Apostull, mbi Gjyqin e Zoti, mes tjerash tha: “Krishti është siguria dhe bindja se e keqja mposhtet me të mirën. Të krishterët janë shërbëtorë, profetë e shenjtorë.
 
Martirët, janë shenja e zgjedhjes dhe përcaktimit në krahun e vlerës më të madhe, asaj të Kryqit”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave