Imzot Lazër Mjedja, ne përvjetorin e vdekjes
Imzot Lazër Mjedja, ne përvjetorin e vdekjes 08.07.2020 | 23:05
Imzot Lazёr Mjedja, bariu i bekuem shpirtëror i Shkodrës, kryeipeshkëv i drejtë dhe i parimeve të ngurta, njeri i çmuar dhe i dashur - i kundërshtuar dhe i respektuar. Hartuesi i uratës “Un prej Zotit jam i kështenë”.
 
Më 8 korrik kujtojmë përvjetorin  e vdekjes së kryeipeshkvit metropolit të Shkodrës imzot Lazër Mjedjes, metropolit i Shkodrës, bari i drejtë dhe i parimeve të ngurta, njeri i çmuar dhe i dashur - i kundërshtuar dhe i respektuar. Hartuesi i uratës “Un prej Zotit jam i kështenë”.
 
Lazër Mjeda, lindi në Shkodër në një familje shumë të varfër, me 6 mars të vitit 1869, ndërsa vdiq më 8 korrik të vitit 1935. Imzot Lazër Mjedja kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, ka shërbyer si ipeshkëv edhe në dioqezën e Sapës, si kryeipeshkëv në dioqezën e Shkupit (Prizrenit). Luftëtar i pathyeshëm për të drejtat e fesë, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, punëtor i vlefshëm i gjuhës e këshilltar dhe mbrojtës i shndritur, ndihmëtar zemërgjerë i letërsisë kombëtare, themelues e kryetar i shoqnisë letrare “Agimi” dhe i shoqnìs botuese Jeronyme.
 
Me 6 gusht të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës; shërbeu si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot nga fshatarët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe ndër ma të rinjtë nga mosha.
 
 Si ipeshkëv ndërtoi  shumë struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla, si: në Dajç, ku mësoi për do kohë vëllai i tij Dom Ndre Mjeda, i cili administronte atë famulli kishtare; pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës. Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare "Agimi" e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Më 1905 qe emëruar si ndihmës i  ipeshkvit Imzot Guerinit dhe si i tillë rrethoi me mure e parmakë hekurit oborrin e Katedrales dhe ndërtoi rreshtin e dyqaneve në pjesën jugperëndimore të oborrit, si dhe plotësoi kullën e kishës.
 
Gjatë kësaj periudhe shoqnitë letrare janë në lulëzim të plotë. Më 1909 qe emërua Arqipeshkëv i Shkupit ku hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për lulëzimin e fesë e të kulturës në atë krahinë; ngriti struktura kishtare e i pasuroi, si dhe zbukuroi Kishën Katedrale të Prizrenit të Zojës Ndihmëtare. Në Shkup ndërtoi selinë arqipeshkvnore dhe shtëpinë e Kishës famullitare.
 
Më 1922 erdhi Arqipeshkëv i Shkodrës ku u vu menjëherë në punë për të përmirësuar dhe pasuruar Kishën e shtëpitë famullitare dhe nisi ndërtimin e Kishës së Rusit. Stolisi kapelën e Arqipeshkvisë, në formë artistike, nën drejtimin e artistit Kolë Idromeno, i cili me duart e veta goditi Elterin.
 
Themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës, botoi librin "Rruga e Shelbimit" dhe me 19 mars1923 bekoi kambanat e reja të Kishës Katedrale. Me 4 gusht 1929 shuguroi ipeshkëv Imzot Pjetër Gjurën Arqipeshkëv të Durrësit dhe Imzot Frano Gjinin ipeshkëv Abat të Mirditës në shtator të vitit 1930.
 
 Të dielën më 7 korrik kur nëpër Kishat e maleve e të katundeve të Shqipërisë jehonte kënga monotone për nga melodia, por plot dalldi e burrëri për nga shprehja e fjalëve: “Un prej Zotit jam i kështenë”, hartuesi i saj, imzot Lazer Mjedja, metropolit i Shkodrës, kryeipeshkëv i drejtë dhe i parimeve të ngurta, njeri i çmuar dhe i dashur - i kundërshtuar dhe i respektuar, fillonte fazën e mbrame të jetës tokësore, hynte në agoni e të nesërmen më 8 korrik të vitit 1935 në ora 17.20 të, shpirti i tij i bardhë shkëputej ëmbël e fluturonte ndër krahë të Krijuesit të vet. e funerali i imzot Lazër Mjedjes qe ndër ma madhështorët që iu banë arqipeshkvijve katolikë në Shkodër e Shqipëri. Me 1926 pati kremtuar 25- vjetorin e ipeshkvisë.
 
Don Lazër Shantoja shkruante në revistën ‘Leka’ të vitit  1935 se nga imzot Mdjedja :
 
“Ka metë vetëm shembulli i madh qi na ka dhanë e shembujt e mëdhaj nuk janë dhanë kurr kot!
Nji bari shenjt ka dekë. T’a nderojmë.
Nji atdhetàr i pastër ka dekë. T’a ndjekim.
Nji burrë ka dekë. T’a qajmë.
Emzot, pse na lae?”.
Po kujtojmë se autori i Uratës së njohur te shqiptarët "Un prej Zotit jam i kështenë”,  është pikërisht imzot Lazër Mjedja
Un prej Zotit jam i kshtene
e gjithmone kshtu due me kene
Qysh n'ate dite qi jam pagzue
ne ket Fe Shejte jam i shkrue
dhe ne ket Fe une due me rrnue
kam me vdeke e s'kam me l'shue,
pse e di mire se s'ka shelbim
per njata qe s'kane besim.
Feja e Krishtit ne na mson
se i Zot vetem ne qiell sundon,
se ky Zot s'ka pase fillim
as s'ka kurr per te pase mbarim.
Ai i Lumi me ka krijue
per me e dashte e me ndigjue
e nji dite ka me m'gjykue
a ne parriz a ne ferr me m'cue.
Vec nji Zot e tjeter s'ka,
por prej Fes dime edhe ma:
se ne ket Zot jane sakt tre Vete
me i natyre e me i pushtete,
me nji te kenun me i Hyjni
e ksaj i thone Shejtja Trini:
Ati e Biri e Shpirti Shejt.
Vetja e dyte qe eshte Biri
per ne deshti me u ba nieri
me u ba nieri e me na pshtue
prej robnise djallit te mallkue,
pse ne dore te ti ne kjem shti
prej Adamit me i mkat te zi.
Biri i Zotit nieri u ba
Jezu Krisht emnin e ka.
Ai na leu prej Zojes se bekueme
me nji menyre gjith te mrekullueme
Tridhet vjete kur mur me i kap
Fen e vet ka dashte me e hape
ndej tri vjete tuj predikue
Fen qe Zoti vete ka cue
E fortcoi me mrekulli
qe shume bani me larmi.
Tek e mbramja per mekatenore
u lshoi veten cfutve ne dore
qe e rrahen e, e munduen
kryzt me ferra ja rrethuen
e mbandej me i dhane mundim
e kryqezuen me te madh poshtnim.
Po prej vdekje Krishti u ngjall
edhe e mujti hasmin djall
e ne qiell hypi gjith lumnue
vjen nji dite me na gjykue.
Kush ka te mbaje ket fe te vertete
e me vepra ta nderoje
ai shelbimin ka me gjete
e ne Tenzone me gezue gjithmone.
Ashtu kjofte.
/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave